Familja Highlight

Fëmijët nuk ju dëgjojnë? Provoni këto këshilla

fëmijët

Është me të vërtetë e mundimshme të përsëritësh vetën disa herë.

A nuk ju dëgjojnë fëmijët tuaj? A ua kthejnë fjalën shumë shpesh?

Është e vështirë të kuptosh se çfarë fëmijët e juaj duan, përderisa nuk duan t’ju dëgjojnë. Por ka disa mënyra se si ju mund të zgjidhni këtë punë, pa pasur nevojë që të prishni marrëdhënien me fëmijët tuaj.

Fëmijët shpesh mund të veprojnë sipas mënyrës që ata duan, mirëpo para se të ngritni një marrëdhënie me dyshime, provoni këto këshilla:

Pyetni veten:

A janë fëmijët e uritur?

A kam qenë duke u japur mjaftueshëm vëmendje atyre?

Kur ne nuk u përgjigjemi atyre menjëherë, atëherë nuk jemi duke u japur shembuj të mirë të dëgjimit.

Çfarë mund të bëni ju që kjo të ndryshojë?

Kur flisni me fëmijët tuaj:

1. Uluni në nivelin e tyre, atëherë do jetë më e vështirë për t’iu injoruar.
2. Mbajeni dorën e tyre për të pasur vëmendjen e tyre.
3. Pyetni për kontaktin e tyre sy me sy, dhe mos filloni të flisni deri sa ata të jenë duke ju shikuar mu në sytë e juaj.
4. Thoni atyre të përsëritin atë që ju sapo thatë.

Mbi të gjitha mbani fjalorin tuaj pozitiv!