Familja Highlight

Familja, pse është kaq e rëndësishme?

familja

Të kesh një familje të lumtur është shumë e rëndësishme.

Imagjinoni një fëmijë të porsalindur: i vogël dhe i bukur. Por, i paaftë për të ngrënë, për tu kujdesur për vetën.

Perëndia dërgon secilin prej nesh në tokë të pafuqishëm. Është një e dhënë që ne duhet të varemi nga familja jonë që në fillim. Çdo gjë është e menduar mirë. Ne na ofrohet një familje që na siguron, na mbron dhe na përgatit për sfidat me të cilat do të përballemi në vitet në vijim.

Të gjithë e dimë rolin ideal të një familjeje. Në shtëpi mësojmë të ecim dhe të flasim. Ne ndajmë dashuri për njëri tjetrin. Përmes jetës familjare ne mësojmë zakonet, përgjigjet emocionale, detyrimet dhe vlerat e jetës. Ato secili i praktikon gjatë jetës.

Të jesh pjesë e një familjeje është një përgjegjësi e madhe. Është fat i madh që kemi familje. Është bekim nga Zoti.Prandaj familja është kaq e rëndësishme.

Dashuria e vërtetë gjendet vetëm në familje. Jeta familjare është lidhja më e mirë në jetë.

Familja nuk është një gjë e rëndësishme. Ajo është gjithçka. Një familje e lumtur është një parajsë e hershme.

Gjithë ditën vrapojmë në punë e pas angazhimeve të shumta. Por, në fund të ditës jemi pranë familjes. Në fund të ditës familja e dashur duhet para çdo gjëje tjetër.

Fytyrat e familjarëve janë pasqyra magjike ku mund të shikohen njerëzit të cilët na takojnë neve. Aty shohim të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Prandaj, ajo është kaq e rëndësishme. Duajeni familjen mbi çdo gjë tjetër. Sepse, vetëm aty ju gjeni ngrohtësinë e vërtetë. Aty gjeni ngushëllim e shërim. Në familje gjejmë motivimin për të vazhduar përpara. Për të përmbushur synimet tona në çdo aspekt të jetës.

Aty është Bota,është Familja e juaj.