Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Eteri, forca krijuese që jep jetën

Eteri

Keni dëgjuar e lexuar për eterin i cili është mbartës i dritës e mbush çdo hapësirë. Ai vepron si forcë krijuese që jep jetën. Udhëton nëpër “vorbulla të pafundme të afërta me shpejtësinë e dritës, duke u bërë materie e matshme.
Duke qenë kështu, mendimet që bashkohen me një nga ndjenjat e emocioneve, përbejnë një forcë “magnetike”, që tërheqë nga vibrimi i eterit mendime të tjera të ngjashme ose të lidhura me të. Pra, një mendim “i magnetizuar” me emocionet mund të krahasohet me një farë e cila, kur mbillet në tokë pjellore, mbin, rritet dhe e shumëfshion veten pa pushim, derisa ajo që në fillim ishte një farë e vogël, kthehet në miliona fara të të njëjtit lloj.
Eteri është një masë e madhe kozmike forcash të përjetshme vibrimi. Ai përbehët si nga vibrime rrënuese, ashtu edhe nga vibrime konstruktive. Ai përmban në çdo kohë vibrime të frikës, varfërisë, sëmundjës, dështimit, mjerimit por edhe vibrime mirëqenieje, shëndeti, sukses dhe lumturie, ashtu sic është e vërtetë që përmban tingujt e qindra orkestrimeve muzikore, qindra zërave njerëzore, të cilat që të gjitha ruajnë individualitetin e tyre dhe rrugët e identifikimit nëpërmjet ndihmës së radios.
Nga magazina e madhe e eterit mendja njerëzore vazhdimisht tërheqë vibrim,e të cilat harmonizonin me atë që mbizotëron mendjen njerzore.
Çdo mendim, ide , plan ose qëllim që dikush ka në mendjen e tij, tërheqë nga vibrimet e eterit një mori të ngjashmesh, ia shton këto “të ngjashme” forcës së saj dhe rritet, derisa bëhet zotëruesi, motivuesi i individit në mendjën e të cilit është vendosur.
Por si mundet fara origjinale e një ideje, plani ose qëllimi mund të mbillet në mendje. Informacioni përcillet lehtësisht, ndonjë ide, plan ose qëllim mund të ngulitet në mendje nëpërmjet përsëritjes së mendimit.
Ne jemi ata që jemi , për shkak të vibrimeve të mendimeve që  i kapim dhe i regjistrojmë nëpërmjet stimujve të mjedisit të përditshëm.
Zgjidhni që të nxirrni jashtë ndikimet e cdo mjedisi fatkeq dhe ndërtojeni jeten tuaj sic duet. Duke parë inventarin e pasurive dhe të vështirësive mendore, ju do të zbuloni se dobësia juaj më e madhe është mungesa e vetëbesimit. Kjo pengesë mund të kapërcehët dalëngadalë të kthehët në kurajë nëpërmjet ndihmës së parimit dhe vetësugjerimit.Zbatimi i këtij patimi mund të bëhet nëpermjet një organizmi të thjeshtë të impulsive të mendimeve positive të shkruara, memorizuara dhe përsëritura, derisa ato të bëhen pjesë e pajisjeve të punës së nënvetëdijes së mendjes suaj.