UNIK +

Energjia e hënës së plotë; si ta shfrytëzojmë?

Valdet Fetahu

Motivues

Hëna e plotë është ditë e veçantë në muaj kur e përjetojmë kulmimin e energjisë. Vibrimet bëhen më të forta në atë ditë madje edhe në nivelin fizik – Uji në trupin tonë shqetësohet më tepër. Disa njerëz këtë ndryshim e përballojnë mirë, disa jo.
Për këtë arsye disa mund të ndjejnë shumë më shumë forcë dhe entuziazëm në ditën me hënëplotë. Disa mund të ndjejnë më tepër vibrime shpirtërore. Disa mund të jenë shumë të shqetësuar dhe nervoz; e disa tjetër mund të kenë problem me gjumin.

Gjithçka bëhet më e fuqishme në ditën me hënëplotë. Për këtë arsye, varësisht nga natyra dhe vetitë tona, kualitetet e caktuara bëhen më të forta në brendinë tonë. Nëse jemi në harmoni me vetveten, hëna e plotë do të na sjell shumë vibrime pozitive – universi gjithmonë reflekton atë që bartim brenda vetes sonë.

Por, nëse jemi nervoz, do të ndjejmë më shumë shqetësim dhe kaos atë ditë. Shkencërisht është vërtetuar se në ditën e hënës së plotë ndodhin krime të papritura dhe impulsive – dhe kjo nuk është e rastësishme.
Për këtë arsye jini të vëmendshëm se për çfarë mendoni gjatë asaj dite – se mund të realizohet.
Por, mund të na sjell edhe rezulate shumë të mira nëse e përdorim për meditim, lutje, madje edhe për procesin e shërimit. Çdo energji në univers mund ta shfrytëzojmë në mënyrë konstruktive apo destruktive – e gjithë kjo varet vetëm nga ne.

Pra, hëna e plotë me vete bartë një sasi shumë të madhe të energjisë, dhe për këtë arsye duhet të jeni të qetë. Në të kundërtën, tek ju nuk do të prodhojë efekte pozitive.
Krejt çfarë ngjanë në trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj, gjatë hënës së plotë do të jetë e sforcuar. Nëse pak jeni zemëruar, do të zemëroheni më shumë. Nëse jeni të lumtur, do të jeni edhe më të lumtur. Kjo energji është jashtëzakonisht e fortë dhe për këtë arsye duhet ditur për ta orientuar mirë.

Më poshtë janë dhënë 5 këshillat se çfarë duhet të bëni dy ditë para dhe pas hënës së plotë:

1. Përmbahuni;

Mos hyni në konflikte, debate, grindje dhe mos u hidhëroni. Hëna e plotë është koha kur duhet të qëndroni të qetë, lëreni disa gjëra. Kjo është koha kur – duke marrë frymë thellë – duhet kaluar nëpër vështirësi dhe të falen të tjerët.

2. Mendoni pozitivisht;

Gjithmonë duhet të mendoni pozitivisht, por veçanërisht në ditët me hënë të plotë. Por mos ia teproni, sepse gjatë kësaj periode gjithçka është më e rritur, kështu që edhe mendimet e juaja pozitive mund të rriten në atë masë saqë e humbni pikëpamjen reale në çdo gjë rreth vetes suaj.  Vetëm pesë minuta të mendimit pozitiv në ditë janë të mjaftueshme ta ‘shtyni’ ditën. Për shembull, me shkrim në letër mund ta falënderoni universin për çdo gjë që keni. Mund te dilni ne natyrë dhe të falënderoni për çdo gjë përreth jush.

3. Imagjinoni, tërhiqni mirëqenie…

Imagjinoni se si po ju realizohen të gjitha ëndrrat, Perioda e hënës së plotë është ideale për avancimin e kësaj teknike. Mendoni për synimet tuaj dhe i shkruani të gjitha në një letër. Gjithashtu, kjo është periodë ideale për të krijuar hartën e dëshirave.

Kur është hëna e plotë energjia e saj ndryshon dhe atëherë nën kujdesin e ligjit të tërheqjes, ajo është më e çmuara për shtimin e pasurisë. Lehtë për shkak të forcës së saj në planin shëndetësor shumicës mund t’i shkaktojë çrregullim dhe të sjell pagjumësi. Për financa kjo energji është e vlefshme. Për këtë arsye thuhet të jeni të ‘kujdesshëm’ se çfarë mendoni gjatë asaj dite – sepse mund të realizohet.

Rituali më i thjeshtë është të merrni një monedhë, dhe duke e mbajtur në dorë monedhën valvitni në drejtim të hënës duke imagjinuar ndjenjën se si paratë po ju shtohen. Atë monedhë mandej futeni në kuletë dhe të nesërmen harxhone.

Ngjashëm me këtë, kur hëna fillon të shpenzohet(disa ditë pas hënës së plotë) shikone hënën dhe vizualizoni se si problemet e juaja po pakohen.

4.Meditoni;

Mund të meditoni vetëm apo në grupe.
Pasi që hëna na vërshon me aq shumë energji, meditimi do t’ju ndihmoj në çdo aspekt.

5. Dërgoni pak energji të mire atyre që kanë nevojë;

Kur kalon vala më e madhe e energjisë së hënës së plotë, i dërgoni pak energji të mirë të faljes dhe mirësisë miqve, familjes, madje edhe të panjohurve.
Dërgoni energji edhe në vendet ku ka lufta dhe ku vuajnë njerëzit. Përpiquni që kjo energji të rrjedhë nga zemra.