Highlight Të tjera

Emocionet negative dhe dhimbja i kanë rrënjët në të kaluarën

emocionet negative

Besimi që e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja, jo gjithnjë është një iluzion. E tashmja mund të jetë e frikshme dhe gjërat mund të bëhen më të mira në të ardhmen e shpesh është kështu.

E ardhmja është shpesh një përsëritje e së kaluarës. Ndryshimet sipërfaqëësore janë të mundura, por transformimi real është i rralë dhe varet kur tit ë bëhesh mjaftë i pranishëm pë retë shkrirë të kaluarën duke sjellë fuqinë e së tashmës. Atë që ti përcepton si të ardhmje është një gjendje e vetëdijes së tanishme. Nëse mendja mbartë një barrë të rëndë të së kalurës, ti do ta përjetosh edhe më shsumë. E kaluara jeton vetëm nëpërmjet mungesës së pranisë.

Cilësia e vetëdijes në këtë moment është ajo që i jep formë së ardhmes, e cila, pa dyshim mund të përjetohet vetëm si e sotme.

Ti mund të fitosh 10 milionë dollar, por ajo mënyrë ndryshimi është vetëm një ndryshim i vogël. Ti do të vazhdojë thjeshtë të nxirrje në pah të njëjtat modele vetëm se në një ambient më të pasur. Njerëzimi ka arritur të ndajë atomin.

Nëse është cilësia e vetëdojes tënde në këtë moment që vendos të ardhmen, atëherë kush e vendosë cilësinë e vetëdijes tënde?

Shkalla e pranisë. Kështu, i vetmi vend ku ndryshime të vërteta mund të ndodhin dhe ku e kaluara mund të shkrihet, është e tashmja.

I gjithë negativiteti i shkaktuar prej dhembjes së kohës psikologjike dhe të mohimit të së tashmes: jolehtësi, shqetësim, tension, stress, mërzi-të gjitha format e frikës-janë të shkaktuara nga një e ardhme e tepërt dhe një e tashme e pamjaftueshme. Faji, zhgënjimi, mërzitja dhe të gjitha format e mos-fajit janë të shkaktuara prej një të kaluare të tepërt dhe prej një të tashme të vetëdijshme,totalisht e çliruar prej negativitetit, është e mundur. Kjo është gjendja e çliruar që të gjithë mësuesit shpirtërorë e tregojnë. Është premtimi shpëtimit, jo në një të ardhme iluzore, por këtu dhe tani.Ti mund ta keshy të vështirë për të kuptuar që koha është shkaku i dhimbjes apo i problem. Ti beson se ato janë të shkaktuara nga disa situate specifike në jetën tënde, e nëse e shohim nga një pikëvështrim konvencional, kjo është më së e vërtetë. Por, derisa ti je përballë me problemet themelore të disfunksionimit të mendjes, ëhstë lidhja që ke më të kaluarën dhe të ardhmen dhe mohimine së tashmës, problemet në të vërtetë janë më të ndërndryshueshme.

Nëse të gjitha probkemet e tua apo shkaqet që i kanë krijuar apo, apo edhe dhimbja, do të largojeshin mrekullisht nga ti, sot, por nuk po bëhesh më i pranishëm, më i vetëdijshëm, shumë shpejt do ta gjedh veten me problem të nëjjta apo shkaqe të dhimbjes, si hije që të ndjekin kudo që shkon.

Përfundimisht, ka vetëm një problem, vetë koha e lidhur me mendjen.

Nësë i thua vetës “Nuk mund të besoj se mund të arrij momentin kur do të ndihem plotësisht i çliruar nga problemet e mia”, ti ke shumë të drejtë. Ti nuk mund të arrish kurrë atë pikë, pasi në në atë pikë tani.

Nuk ka shpëtim në kohë. Ti nuk mund të jesh i lirë në të ardhmen. E sotmja është çelësi i lirisë, ndaj ti mund të jesh i lirë, vetëm tani.