Highlight Kura natyrale

Eliminimi i dhimbjeve të muskujve dhe celuliti kurrë s’ka qenë më lehtë se tani

A keni dhimbje të muskujve dhe nuk dini si ta zgjidhni?

A ju është shtuar celuliti në disa zona të trupit dhe po ju acaron ngase nuk dini si ta largoni?

Ne kemi një zgjidhje të përbashkët për të dyja këto shqetësime.

Ju duhet vetëm alkool dhe rozmarinë.

Ditëve të sotme është tepër e vështirë të gjesh dikë që nuk vuan nga dhimbjet e muskujve, ose që të paktën njëherë s’ka vuajtur gjatë jetës.

Në anën tjetër celuliti është bërë armik i femrave kudo nëpër Botë.

Unik sjell sot një recetë që do tua zgjidhë dy probleme në të njëjtën kohë, lehtësimin e dhimbjeve të muskujve si dhe largimin e celulitit.

E tëra çfarë ju duhet është rozmarina dhe alkooli.

Merrni;

Rozmarinë dhe

1 litër alkool (70%)

Udhëzime;

Vendosni gjethet e rozmarinës në një shishe ose një kavanoz qelqi dhe mbuloni ato me alkool. Lëreni ashtu për 15 ditë në një vend të errët dhe të ajrosur.

Shkundni shishe çdo ditë. Pas 15 ditëve alkoolin kthejeni në një shihe që mbyllet mire. Thjeshtë lyeni hapësirat ku keni dhimbje dhe masazhoni fort.

Mos harroni të lani duart pas aplikimit, sepse nëse vjen koj përbërje në kontakt me sytë tuaj ose me mukozën mund të shkaktojë acarim.