Highlight Shëndeti

Efektet anësore të kantarionit

Kantarioni

 

Kantarioni është ilaçi më i njohur natyral kundër depresionit. Lulet e tij të verdha të ndritshme simbolikisht paraqesin fuqinë e diellit në largimin e forcave të errësirës kurse efektet e tij antidepresive janë shumë të vlerësuara edhe në mjeksinë konvencionale.
Por, ka disa raste kur nuk bën të përdoret. Në rast të përdorimit mund të sjellë efekte anësore. Kantarioni nuk duhet të konsumohet së bashku me kapsullat contraceptive, anti-epilepsikë, dhe një numër të shëruesve në formë të kapsullave si antidepresivët. Nëse jeni në trajtim mjeksor, konsulltohuni me mjekun tuaj para se të konsumoni kantarion. Nuk duhet të merret së bashku me ushqim që përmban tiraminë për shembull: djath, verë të kuqe, mish në konservë, ekstraktë të tharmit.
Mos e konsumoni kantarionin nëse jeni nën trajtimin e kemioterapisë për disa javë, pasi që kantarioni ndikon në dobësimin e metaboliizmit të kemioterapisë në mëlçi, dhe e dobëson efikasitetin e kemioterapisë në përgjithësi.