Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

E vërteta pas mbushjës së buzëve

buzë

Si duket trendi i fryrjes së buzëve nuk do të shkojë askund edhe një kohë të gjatë. Dhe puna e kirurgëve plastik po rritet cdo ditë e më shumë, por kjo nuk do të thotë që kjo është një punë pa rrezike. Para se të konsideroni të kaloni në këtë proces lexojeni artikullin më poshtë.

Çdo herë që injektoni një substancë të huaj në trupin tuaj, ekziston rreziku. Për buzët tuaja, një injeksion mund të shkaktojë edhe dëmtime të indeve dhe vdekje.

Rreziku më i madh për çdo lloj injeksioni mbushës është nekroza, që do të thotë se mbushësi u injektua në një enë gjaku dhe shkaktoi vdekjen e indeve. Është një ndërlikim shumë i rrallë, por mund të ndodhë, prandaj është shumë e rëndësishme të gjesh një profesionist të kualifikuar dhe të trajnuar mirë për të bërë trajtimin.

Nëse jeni gati të provoni injektimin tuaj të parë të buzëve, sigurohuni që të gjeni një mjek me përvojë dhe pyesni për të gjitha efektet e mundshme anësore.

Për fat të mirë shumica e efekteve anësore të mundshme të injeksioneve të buzëve janë të lehta dhe të përkohshme. Rreziqet e tjera të përbashkëta përfshijnë shenja, ënjtje dhe skuqje por ato janë të përkohshme dhe zakonisht vetëm për disa ditë.

Ashtu si me çdo procedurë mjekësore, mund të përjetoni një reaksion alergjik ndaj injeksioneve të buzëve. Është e rrallë, por duhet të merret parasysh.

Këto mbushje të buzëve zakonisht zgjasin vetëm 6 deri në 9 muaj./Unik Portal/