Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

E thotë shkenca: 8 arsye pse çokollata është e mirë për shëndetin tuaj

çokollata

Ekzistojnë një mori studimesh të bazuara në prova, që vërtetojnë përfitimet shëndetësore të çokollatës së cilësisë së lartë – më saktësisht çokollatë e errët.

Megjithatë këto studime nuk flasin për qokollatat e juaja të preferuara si Snickers dhe Mars, por një tjetër lloj të çokollatës.

Studimet thonë se për për të marrë përfitimin maksimal shëndetësor, është mirë që të konsumoni çokollatë të përpunuar minimalisht në formë të pastër dhe të errët pa aditivë si shurup misri, vaj hidrogjeni, ngjyra artificiale ose shije.

Ndër të tjera përfiitimet shëndetsore të çokollatës janë:

Çokollata është e mbushur plot me ushqyes

Çokollata e errët e cilësisë është e pasur me lëndë ushqyese. Një bar me 100 gram me çokollatë të errët me kakao 70-85% përmban:

11 gram fibër.

67% e sasisë së rekomandruar të hekurin.

58% e sasisë së rekomanduar të magnezit

89% e sasisë së rekomanduar të bakrit

98% e sasisë së rekomanduar të magnanit

Gjithashtu ka mjaft kalium, fosfor, zink dhe selen.

 

Çokollata është e pasur me antioksidantë

Kapaciteti absorbues radikal i oksigjenit, është përcaktimi i sasisë së aktivitetit antioksidues të një ushqimi. Për të testuar këtë sasi në një ushqim, hulumtuesit matin efektet e vlerës së antioksidantit të ushqimit duke monitoruar efektivitetin e tij kundër molekulave të dëmshme, të quajtura radikale të lira.

Fasulet e papërpunuara të kakaos janë midis ushqimeve më të larta. Më tej, çokollata e errët testohet për aktivitet më të lartë antioksidues – duke përfshirë polifenolin dhe flavanolet se çdo ushqim tjetër, përfshirë boronicën.

 

Çokollata mund të ndihmojë mbrojtjen e lëkurës nga rrezët UV

Flavanolet, të cilat çokollata e errët i përmban në sasi të mëdha, mund të ndihmojnë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet ultravioletë (UV) të diellit. Flavanolët gjithashtu nxisin rrjedhjen e gjakut në lëkurë dhe ndihmojnë në mbajtjen e saj të hidratuar. Në një studim 12-javor të botuar në “Journal of Cosmetic Dermatolog”, 30 pjesëmarrës të cilët konsumonin çokollatë të errët gjatë asaj periudhe treguan një rezistencë në rritje prej 200 përqind kundrejt rrezet UV!

 

Çokollata rritë energjinë

Në një studim të botuar në “Journal of Cardiovascular Pharmacology”, hulumtuesit përdorën imazhe funksionale të rezonancës magnetike për të matur efektet – nëse ka – të flavonoideve në trurin e njeriut.

Ekipi hulumtues përfundoi si në vijim:

“Të dhënat e paraqitura tregojnë një rritje të oksigjenit të gjakut në përgjigje të një detyre njohëse pas marrjes së kakaos me pasurim të flavanolit”. Pjesëmarrësit e studimit konsumuan 150 mg kakao gjatë pesë ditëve.

 

Çokollata mund të shpejtoj humbjen e peshës

Cloëer, një autor i vlerësuar me çmime, neuroscientist dhe themeluesi i Ëellness Mesdhetar në Pittsburgh, Pennsylvania, thotë:

“Një katrorkë e vogël çokollatë e shkrirë në gjuhë 20 minuta para një vakti e bën trurin dhe barkun të thotë ” Unë jam plot “.” Përveç kësaj, një katror tjetër pas ngrënies ndihmon në ruajtjen e ndjenjave të ngopjes.

Pak a shumë. Kjo është ajo që thotë shkenca, gjithsesi!

 

Çokollata e rrit humorin tuaj

Kjo është shumë e vërtetë…

Çokollata ju ndihmon të ndjeheni më mirë.

Rezulton se çokollata përmban të njëjtin kimik të trurit që lirohet kur ne biem në dashuri. Përveç atyre ndjenjave çokollata gjithashtu stimulon lirimin e endorphins – hormonet që na bëjnë të ndihemi mirë.

 

Çokollata përmirëson shëndetin e zemrës

A janë përfitimet e çokollatës fantastike apo çfarë? Prisni,se ka edhetë tjera.

Në një studim të 470 burrave të moshuar, “kakaoja ndikoj në zvogëlimin e rrezikut të vdejkeve kardiovaskulare  për 50%.

Një tjetër studim i botuar në Journal of Clinical Nutrition, zbuloi se konsumimi i kakaos dhe veçanërisht çokollata e errët e pasur me flavonoide, për  5 herë në javë ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës  për  57%.

 

Çokollata e errët mund të parandalojë dijabete

Hulumtuesit në Itali kanë gjetur se flavanolet në kakao mund të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës ose proceset e trupit të nevojshem për të kthyer glukozën (sheqerin) në energji.

Dhe, krejt në fund… çokollata e zezë nxitë kujtesën gjithashtu!