Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

E shumë kërkuara argjila bentonite!

argjila

Argjila është me origjine vullkanike dhe kjo lidhet me vlerat e larta minerale që përmban. Kjo maskë ka efekt abraziv dhe terapeutik.

Ka shumë lloje argjile, por ajo më e zakonshmja është Bentonite. Bentonite është ideale për thithjen e toksinave, metaleve të rënda, papastërtive dhe kimikateve nga lëkura.

Argjila Bentonite mund të përdoret për në shumë fusha që lidhen me shëndetin tuaj.

-Ju mund të përdorni argjilen për larjen e dhëmbeve tuaj. Kështu do ti pastroni thellësisht ata dhe do ti siguroni gojës edhe minerale.

-Mbushni vaskën me ujë dhe shtoni 1-2 gota pluhur argjilë. Qëndroni në vaskë aq sa të dëshironi. Më pas shpërlajuni me ujë të pastër.

-Në vend të pudres se bebeve, merrni një sasi të vogël argjile të thatë dhe përdoreni për foshnjat tuaja kur ju ndërroni pelenat.

-Argjila mund t’i bëjë flokët tuaja të buta dhe të shndritshme. Përdoreni si maskë për flokët ose provoni ti lani flokët me të.

-Mbi të gjitha do të ndihmoj lëkurën tuaj dhe ruajtjen e bukurisë së saj.Për  këtë arsye rekomandohet të përdoret një herë në javë ose 1 herë në 2 javë. Është opsionale dhe varet nga tipi i lëkures që keni.

Preferohet të përdoret tek fytyrat normale dhe të yndyrshme. Ajo ushqën lëkurë jashtëzakonisht shumë.

Ka veti balancuese për gjëndrat yndyrore,dhe tonifikon lëkurën.

Po ashtu ndihmon në elimimin e akneve dhe shenjave që lënë ato. Mund të përdoret edhe si scrub. Ajo zbardhë lëkurën dhe rikthen freskinë.

 

.