Highlight Lifestyle Shtëpi / Dekor

E bardha që nuk duhet asesi të mungojë në dekorin e fund vitit

dekor

Është koha më e bukur e vitit për të zbukuruar shtëpinë dhe për të pritur ditët e ftohta të vitit bashkë me festat, në një ambient të bukur dhe të ngrohtë.

Gjithmonë jemi në dilemë se çfarë zbukurimi do  të zgjedhim që shtëpia jonë të dukët më të vërtetë ndryshe nga vitet e kaluara. Është ngjyra e bardhë ajo që në asnjë variant nuk bën të mungojë në zbukurimet që do të bëni në ambientet ku do të pritni ndërrimin e motmoteve. Të krijosh ambientin e duhur do të thotë të përgatisësh gjithçka me shumë dashuri, shije të mirë dhe shumë fantazi.

Ju mund ta perdorni shumë zbukurime që kanë si element kryesor ngjyrën e bardhë, ani pse ajo i ngjan ambientit të jashtëm. Gjithçka do të duket shkëlqyeshëm për të krijuar një sfond magjik të Krishtlindjeve për kujtime të mëdha gjatë kësaj kohe të ndritshme dhe të bukur të vitit. Në anën tjetër këto dekorime janë vërtetë moderne dhe po ashtu mund të përdorni edhe nuanca të përafërta, siç është ngjyra nudë dhe bezhë.