Highlight

Dy ushtrime magjike

By Edone Podvorica

February 19, 2018

Në fillim, do t’ju duhet të përqendroheni te këto ushtrime për shumë ditë me radhë derisa shprehja e mirënjohjes t’ju bëhet zakon. Çdo gjë, sado e vogël qoftë për të cilën duhet të tregoheni mirënjohës, do t’ju ndihmojë që ta bëni jetën tuaj të artë.

Ushtrimi magjik numër 1:

Numërojini të gjitha të mirat që keni

1. Gjëja e parë që do të bëni sapo të zgjoheni përgatitni një listë që përmban dhjetë të mira që keni në jetën tuaj, për të cilat ju jeni mirënjohës. 2. Krahas secilës prej tyre, shkruani edhe arsyen pse jeni mirënjohës. 3. Rikthejuni listës dhe lexojini ato që keni shkruar ose me mend, ose me zë. 4. Përsëritni këto tri ushtrime çdo mëngjes për 27 ditë me radhë. 5. Lexojini sot ushtrimet magjike që keni programuar për nesër.

Ushtrimi magjik numër 2:

Guri Magjik

1. Përsëritni një nga tri hapat e Ushtrimit Magjik numër 1 – Numëroni gjërat e mira që keni në jetën tuaj: bëni një listë me dhjetë prej tyre. Shkruajeni arsyen pse jeni mirënjohës. Rilexojeni listën dhe në fund të çdonjërës prej tyre thoni faleminderit, faleminderit, faleminderit, duke u munduar që ta ndieni mirënjohjes sa më thellë në zemrën tuaj për secilin nga bekimet që keni. 2. Gjeni një Gur Magjik dhe vendoseni pranë shtratit. 3. Sonte, përpara se të flini, merreni dhe shtrëngojeni Gurin tuaj Magjik brenda dorës, duke menduar për gjënë më të mirë që ju ndodhi sot. 4. Thoni fjalën magjike faleminderit, për gjënë më të mirë që ju ndodhi sot. 5. Përsëriteni të njëjtën gjë çdo natë, gjatë 26 ditëve të ardhshme. 6. Lexoni ushtrimin magjik që keni për nesër.