Highlight Të tjera

Doktori pyet fëmijët e sëmurë se çfarë është më e rëndësishmja në jetë, përgjigjet do t’iu bëjnë të mendoni gjatë…

Dr. Alistair McAlpine nga Cape Town, Afrikë, ka një nga punët më të vështira. Ai punon si një pediatër me fëmijët të cilët jetojnë me kujdes atë kohë që u ka mbetur.

I lodhur nga negativiteti që sheh në mediat sociale, ai vendosi të ndante disa nga mendimet e pacientëve të tij, prandaj pyeti ata se çfarë vlerësonin në jetë dhe kuptimin e saj. Përgjigjet e fëmijëve nga mosha 4 deri në atë 9 vjeçare ishin habitëse për moshën që ata kishin.

Urtësia që këta fëmijë shpërndajnë, në situate zemër-thyese, është një mësim për të gjithë ne!

Kjo është ajo që Dr. McAlpine shkroi në llogarinë e tij të Twitter kumton Bored Panda:

“U thash fëmijëve për të cilët kujdesem të më tregonin atë që vlerësonin më së shumti në jetë dhe çfarë kuptimi kishte për ta. Ata treguan urtësinë e tyre dhe ju do të habiteni nga përgjigjet që dhanë.”

1. Asnjëri nuk tha se do të dëshironte të shikonte më shumë TV.
ASNJË nuk tha se do të dëshironte të kalonte kohë të zemëruar me të tjerët.
ASNJË nuk tha se pëlqenin spitalin.

2. SHUMË prej tyre përmendën prindërit, shpesh duke treguar shqetësim për ta.

“Shpresoj se nëna ime do të jetë mirë. Ajo duket e trishtuar.”
“Zoti do të kujdesët për prindërit e mi kur unë të largohem.”

3. Të gjithë pëlqenin akulloret.

4. Të gjithë pëlqenin të dëgjonin histori të reja, sidomos nga prindërit e tyre, prandaj prindër lexoni sa më shumë histori bashkë me fëmijët tuaj.

5. Fëmijët vlerësonin mirësjelljen më shumë se virtytet e tjera.

“Gjyshja ime është shumë e sjellshme me mua, ajo gjithmonë më bën të qesh.”

6. Ata vlerësonin kohën e kaluar me familjen.

“Mamaja dhe babai janë më të mirët!”