Highlight Lifestyle

Disa sekrete që gratë nuk u tregojnë kurrë burrave të tyre!

Gratë njihen si më të hapura në të folur, në krahasim me burrat. Por do të surprizoheni po ta dini se jo vetëm burrat kanë gjëra për të fshehur. Edhe gratë kanë disa sekrete!

Ja ku janë disa sekrete që gratë nuk u tregojnë kurrë burrave të tyre…

1. Ne duam që shumicën e kohës burrat ta marrin iniciativën;

Edhe pse nuk flasim për këtë, ne shpesh duam që burrat ta marrin vet iniciativën për shembull për të na treguar se sa kujdesen për ne.

2. Duam që të surprizohemi më shpesh;

Të gjitha gratë janë ‘të çmendura’ për surprizat, prandaj në fshehtësi ëndërrojmë që partneri ynë të shfaqë kreativitetin e tij dhe të na bëj surpriza kohë pas kohe. Nuk do të thotë që kjo surprizë të jetë vetëm një dhuratë e shtrenjtë, por një mënyrë që të na bëjë të lumtur.

3. Ndonjëherë kemi frikë që do të pëlqeni më shumë dikë tjetër;

Është një frikë pothuajse tek të gjitha gratë, që partneri mund të fillojë të pëlqejë dikë tjetër më shumë se ne.

4. Ne duam që burrat të tregohen të sinqertë;

Çdo njeri dëshiron që partneri i tij të tregohet i hapur dhe i sinqertë pavarësisht se çfarë.

5. Ne kuptojmë gjuhën e trupit;

Gratë njihen të kenë një shqisë të gjashtë, sidomos kur vjen puna tek lidhjet. Ne analizojmë edhe detajet më të vogla tek një person tjetër, që përfshin edhe gjuhën e trupit.