A mendoni se nuk jeni të motivuar mjaftueshëm për të filluar ushtrimet? A mendoni se ato janë të mërzitshme?
Si shumica e aktiviteteve të tjera, edhe ushtrimet bëhen më të lehta me praktikimin e tyre.
Ja disa këshilla që do t’iu ndihmojnë të filloni ushtrimet:
Filloni ngadalë;
Bëjeni qëllim që të bëi kardio rreth 30 minuta 3 herë në javë. Filloni prej aty dhe ndërtoni kondicionin që ju nevojitet të ndërtoni trupin tuaj të ëndrrave.
Punoni me një trajner;
Kjo është mënyra e duhur nëse jeni një fillestar.
Bëjeni pjesë të ditës;
Bëjini ushtrimet të kthehen në një rutië për ju, kështu ju do ta keni me “patjetër” të shkoni në ushtrime nëse ato janë në listën e gjërave që duhen bërë gjatë ditës.
Dëgjoni muzikë gjatë ushtrimeve;
Muzika i shton ngjyra ushtirmeve. Ju ndihmon të ndjekni një ritëm të caktuar, dhe përmirëson disponimin tuaj.
Mendoni pozitivisht;
Atë që mendoni, ai jeni. Mos leni mendimet e këqija të ju ulin poshtë. Ju mund ta bëni këtë. Gjithmonë thuani vetës: “Çdo ditë po bëhem më i fortë.”
Vendosni një qëllim;
Pavarëisht se a është një qëllim për të vrapuar disa km os e një qëllim për të vallëzuar mirë në një darsëm. Trajneri juaj mund të ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj.