Highlight Sport / Fitness

Disa mënyra për ta bërë vrapimin më argëtues

vrapimi

A keni menduar se ju thjesht nuk keni lindur për të vrapuar apo për tu stërvitur në palestër? Mendoni prapë.

Ekzistojnë disa tipe njerëzish. Janë ata fatlumët që kanë lindur si vrapues dhe me siguri që kanë lindur me një palë veshje atletike dhe një palë këpucësh ‘Nike’. Dhe pastaj janë pjesa tjetër e njerëzve që a) janë shumë të lodhur për tu zgjuar në mëngjes e për të vrapuar, b) fillojnë vrapimin por eventualisht gjejnë ndonjë arsye për ta gjënë, c) e urrejnë çdo aktivitet fizik dhe d) ata që dalin të vrapojnë por e gjejnë vetën duke ecur gjatë shumicës së kohës.

Pra si ta bëjmë vrapimin më argëtues? Janë disa mënyra.

1. Gjeni motivim në rrobat atletike;

Dilni në dyqan dhe gjeni rrobat tuaja të përshtatshme për të vrapuar, gjysma e motivimit do t’iu vijë pasi keni vendosur se cilat këpucë atletike janë për ju, dhe cilat kombinohen më shumë.

2. Mos përshkoni gjithmonë të njëjtën rrugë;

Dilni dhe eksploroni. Rruga e njëjtë për çdo ditë mund të jetë mjaft monotone. Filloni të vraponi dhe provoni destinacione të reja.

3. Vraponi me miq ose me një grup vrapimi;

Gjeni dikë që t’iu bashkëngjitet, nëse asnjë nga miqtë tuaj nuk janë të interesuar që të vrapojnë atëherë gjeni një grup vrapimi.

4. Krijoni një listë të këngëve që ju motivojnë për të vrapuar;

Muzika me të vërtetë është një ‘shpëtimtare’ sidomos për vrapimet e gjata.