Highlight Të tjera

Dilni nga kafazi i shpirtit tuaj

shpirtit

Shoqëria jonë na shtyn të kërkojmë rehatinë, Shumica e produkteve dhe shërbimeve që reklamohen ditë e natë janë krijuar për të na shtuar rehatinë dhe që të mos sfidohemi shumë. Por, vetëm sfidat sjellin zhvillim. Vetëm sfidat do t’i provojnë aftësitë tona dhe do të na përmirësojnë. Vetëm sfidat dhe vetëmohimi për t’i hyrë do të na transformojnë.

Çdo sfidë me të cilën përballemi është një mundësi për të krijuar një anë më të aftë te vetvetja.

Është në dorën tuaj që të kërkoni vazhdimisht për sfida që do t’ju motivojnë. Është në dorën tuaj që të vëreni kur varroseni të gjallë në zonën e rehatisë. Është në dorën tuaj të vëreni kur e kaloni jetën tuaj si një lule që nuk e merr era.

Zonën e rehatisë përdoreni për t’u çlodhur, jo për të jetuar. Përdoreni me vetëdije për t’u relaksuar dhe për të ripërtërirë energjinë tuaj, teksa përgatiteni mendërisht për sfidën e radhës. Por, nëse teksa përgatiteni mendërisht për sfidën e radhës. Por nëse zonat e rehatisë i përdorni për të jetuar përgjithmonë, ato bëhen kafazi i shpirtit tuaj dhe nuk ju lën të fluturoni të çliroheni.