Highlight Lifestyle Shtëpi / Dekor

Dhoma ideale për më të dashurit tuaj, fëmijet

dhoma për fëmijë
Kur të vendosni arredimin e dhomës së fëmijeve tuaj, kushtojini pak më shumë kohë vënies së ideve mbi tavolinë për rregullimin  e kësaj hapësire e cila pa dyshim është vendi ku do të luajne dhe bëjnë gjumin më të dashurit tanë, fëmijet.

Sot ka zgjidhje pa fund për çdo gjë, në veçanti kur bëhet fjalë për mobilim, prandaj me pak mund dhe ide jo do ta bëni këtë dhomë plot jetë, një ambient përrallash për të vegjëlit tuaj.

Kur flasim për fëmijët e vegjël fare, siguria e tyre vjen para gjithçkaje. Ndaj në këtë rast duhet të shmangen mobiliet që mund të thyen ose në një farë mënyrë dëmtojnë fëmijët.

Dhoma duhet të jetë e sigurt për fëmijën, një vend që i jep çlodhje, qetësi dhe intimitet nga ambientet e tjera të shtëpisë. Mos harroni se fëmijët do të rriten dhe do të luajnë në dhomë e tyre: Duhet të jetë komforte dhe e këndshme për ta.

Ngjyra e dhomës duhet të jetë me tone të ngrohta, që ftojnë fëmijën për një gjumë të qetë dhe një zgjim me energji në mëngjes. Kur fëmijët janë në një moshë më të rritur, lejoni që ta zgjedhin vetë ngjyrën e dhomës së tyre dhe lyejeni atë së bashku me ta.

Unik Portal ju sjellë disa ide për rregullimin e dhomave të fëmijeve tuaj.

 

/Unik Portal/