Highlight Shtëpi / Dekor

Dhoma gjumi në stilin bohemian, ideale për persona unik

dhoma gjumi

Dhoma e gjumit është ndër hapësirat më të dashura dhe të rëndësishme për secilin prej nesh. Është hapësira më e çmuar në shtëpi, sidomos kur kemi nevojë të kalojmë disa orë në qetësi. Sigurisht aty e nisim dhe e mbarojmë ditën tonë, prandaj është shumë e rëndësishme që pasqyrimi i saj të ketë elemente që kanë si personifikim shijen tonë.

Me një fjalë ju duhet të kujdeseni që ky ambient t’ju ofrojë me të vërtetë relaks dhe mundësi për tu ndjerë mirë.

Keni dëgjuar shpesh për stilin bohem që është një  mënyrë popullore për të shprehur personalitetin në hapësirat tuaja të brendshme. Stili Bohem ju frymëzon duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të lumtur familjare. Në fakt, tipari më i bukur i këtij stili është se ju mund të përdorni çdo pjesë të personalitetit tuaj, veprat tuaja të artit dhe përzierje ngjyrash që ju dëshironi. Unik Portal ju sjellë disa ide se si mund ta dekoroni dhomën tuaj të gjumit me elemente të tilla, tipike për stilin bohemian.