Highlight Shtëpi / Dekor

Dekoro shtëpinë me gurë të vegjël

dekorim

Nëse po kërkoni mënyra të reja për ti shtuar ngrohtësi e bukuri shtëpisë tuaj, atëherë mund të dëshironi ti shikoni këto ideja që mund t’I bëni vet dhe pa harxhime. E gjitha që ju nevojitën janë gurët e vegjël të cilët mund ti gjeni kudo.

1. Doreza për dyer;

Gurët e vegjël duken shumë bukur si doreza dyersh apo dollapësh, thjeshtë zëvendësoni ato të kaluarat me gurët që ju pëlqeni.

2. Qirinjë në ujë;

Këto “vazo” për qirinj, duken aq të bukura sa që të gjithë do t’iu pyesin se ku i keni blerë. Merrni gurët e vegjël dhe vendosni në fund të gotës, mbushni gotën me ujë e pastaj vendosni qirinjtë e ndezur mbi ujë.

3. Vazo;

E gjitha që ju nevojitet për këtë vazo të thjeshtë është një kovë metali, gurë të vegjël dhe llaç i hollë.

4. Dyshemeja e dushit;

Një ide mjaft kreativë për dyshemenë e dushit tuaj. Sjellni ngrohtësinë me gurët natyral në shtëpinë tuaj.