Dashuria Highlight UNIK +

Dashuria nuk është biznes!

Dashuria
Xhuli Spahiu

Poete & Motivuese

Mjerisht, sot nuk mungojnë njerëz që në emër të dashurisë veprojnë si tregtarë të trupit dhe mendjes.

Kështu që, rëndësia e dashurisë apo vlera e saj të mos shihet si e çmueshme, por të konceptohet si produkt, mall konsumues ose si objekt, si diçka që unë e përdor vetëm për të kryer punë.

Mos t’i ngatërrojmë gjërat sepse kjo nuk e ka emrin dashuri por shfrytëzim.

Dashuria, nuk është një send në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse ajo nuk shitet apo blihet nuk peshohet apo matet, nuk mund të kapet, të lidhet, nuk është një objekt që mund ta shtrëngosh në grushtin e dorës.

Ajo, është një virtyt që na pasuron duke e marrë dhe dhuruar falas.

Dashuria nuk është biznes, prandaj mos u sillni ndaj saj si tregtarë, sepse po u sollët si të tillë do të lini t’iu ikë jeta edhe dashuria, edhe gjithçka që është e mrekullueshme në të.

Dashuria nuk blihet as nuk shitet. Ajo nuk njeh pagesë as kusur, mund të blihen shumë gjëra që ndodhen mbi tokë, por dashurinë kurrë nuk mund ta blesh.

Dashuria nuk blihet, ajo dhurohet. Mund të blesh trupin e një personi tjetër, truallin e tokës por të blesh dashurinë është e pamundur.

Kush mendon ta shesë apo të blejë dashurinë, është viktimë e një mashtrimi të vërtet ndaj vetes.

Dashuria ka nevojë për klimë dashurie, për atmosferë dashurie, e jo për biseda pazaresh. Ajo paguhet vetëm me dashuri.
Andaj: Dashuria është ajo kur jemi të gatshëm të japim gjithçka pa kërkuar asgjë.

Kjo është dashuria për të cilën ka nevojë secili prej nesh.
Dashuria është zemërgjerë,

E dhimbshme,

Dashuria nuk ka smirë,

Nuk krenohet,

Nuk është e panjerëzishme,

Nuk kërkon interesin e vet,

Nuk hidhërohet,

Nuk e mban mend të keqën,

Nuk i kënaqët padrejtësisë, por i gëzohet të vërtetës.

Arsyeton gjithçka, beson gjithçka shpreson gjithçka, duron gjithçka.

Dashuria nuk mbaron kurrë.