Dashuria Highlight

Dashuria e pashpërblyer: Çfarë të bëjmë kur atë që dashuroni, nuk ju dashuron?

dashuria e pashpërblyer

Të dashuroni dikë aq lirshëm e pa kushte, të përkushtoheni në të mirë e në të keq, ti jepni zemrën tuaj, pavarësisht ndjenjave të këtij personi, mund t’iu tingëllojë si një libër romantik që do t’iu pëlqente ta lexonit.

Por në realitet, të dashuroni dikë që nuk ju dashuron, është e vështirë…

Mos e bëni këtë gabim, ja çfarë të bëni kur atë që dashuroni, nuk ju dashuron…

1. Provoni të kuptoni refuzimin;

“Lajmi i keq është se: asgjë nuk zgjatë përgjithmonë; Lajmi i mirë është se: asgjë nuk zgjat përgjithmonë.”

2. Refuzimi juaj ndaj refuzimit është ajo që ka rëndësi;

Është një klishe të themi, por fuqia ndodhet në mënyrën e si ju reagoni. Nëse ju lejoni vetën të mbyteni në dhimbjet tuaja, atëherë ju po i jepni refuzimit një shans t’ju hajë për së gjalli. Por nëse vendosni të mblidhni vetën dhe të qëndroni në këmbë, do të shihni se jeta në fund të fundit nuk qenka e shëmtuar. E gjitha është se si ju e eksperienconi atë.

3. Pranoni eksperiencën, mësoni nga mësimi;

Mos u dëshpëroni, mësoni diçka nga ky mësim.

4. Aprovimi I vetëm që ju duhet vie nga ju;

Dashuria për vetën është gjëja e vetme që mund t’iu ndihmojë të tejkaloni këtë sfidë. Do të jetë e vështirë, por në fund do ta kuptosh se duhet të lësh gjërat të cilat nuk janë bërë për ty.