Dashuria Highlight Të tjera

Dashuria,bëjeni që të zgjasë përjetë!

A është e mundur që  dashuria  të zgjasë pa fund?

Kur dashurojmë mendojmë se ajo do të zgjasë përjetë. Por të dashuruarit nuk është një garanci dhe me kalimin e kohës ajo nuk është më e mjaftueshme. Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë kuptojmë se partneri nuk ka karakterin që kemi dëshiruar, ka shije të ndryshme nga tonat, asgjë nuk ngjan me atë që kemi imagjinuar. Mjafton të jemi të ndërgjegjshëm që dashuria është një ndjenjë që duhet kultivuar me kujdes dhe durim për çdo ditë.

Unik Portal ju sjellë një listë gjërash që duhet të bëni për të pasur  një marrëdhënie të fortë me partnerin tuaj.

 

Zbuloni të perbashkëtat;

Për ri dhënë raportit tuaj një garancu të jetëgjatësisë atëherë duhet verifikuar gjërat e përbashkëta. Kjo nuj do të thotë që ju duhet të keni të njejtat shije por të paktën disa po dhe të zgjoni kuriozitet për interesat e partnerit tuaj.

 

Përcaktoni objektivat;

Përcaktimi i objektivave të përbashkëta në periudhën e pasionit mund t’iu ndihmojë të qëndroni të dortë përballë periudhave të vështura dhe të arrini atë që dëshironi me shumë entuziazëm.

 

Ndaloni inatet;

Në cdo rast është e nevojshme të largoni inatin dhe të mos fokusoheni në gjetjen e përcaktimin e fajtorit. Hapi i parë që duhet bërë është negocimi. Mos u nxitoni, pasi një raport që është në krizë ka nevojë për kohë dhe shumë vëmendje./Unik Portal/