Dashuria Highlight

Dashuri do të thotë liri

dashuri

Të ushqesh dashuri në një marrëdhënie, është pak komplekse. Kjo është edhe arsyeja që shumë veta nuk arrijnë të marrin nga marrëdhënia atë që meritojnë.

E vetmja arsye që e bën komplekse, është pasi shumica e keqkuptojnë se çfarë do të thotë të jësh dashamirës. Që të kuptohet qartë, se çfarë është të jesh i tillë, është shumë e rëndësishme të kuptosh çfarë do të thotë e kundërta, pra të mos jesh dashamirës.

Duke u përpjekur të ndryshosh dikë, ti nuk je dashamirës ndaj tij. Të mendosh se ti e di çfarë është më e mira për dikë, ti nuk je dashamirës, po kështu nëse medon se ti ke të drejtë e jo tjetri.

Të kritikosh, të akuzosh, të ankohesh, të bezdisësh apo të bësh fajtor dikë, do të thotë ti nuk je dashamirës.

Urrejtja nuk mposhtet me urrejtje. Urrejtja mposhtet me dashuri.
Ky është ligji i përhershëm!

Ligji i tërheqjes është ligji i dashurisë,ndaj dhe nuk mund ta shkelqsh. Nëse e bën, shkel mbi vetën.

Fundi i një marrëdhënie gjithmonë është i vështirë.

Askush nuk mund ta mohojtë të drejtën e tjetrit për të zgjedhur atë çfarë ai do. Pasi kjo nuk është dashamirësi. Liria e tjetrit për të zgjedhur duhet respektuar edhe nëse është një kafshatë e vështirë për t’u kapërdirë. Atë që i jep tjetrit e merr për vete, dhe, kur dikujt ia mohon lirinë e zgjedhjes, ti tërheqë ndjenjë negative drejt vetes, duke ia mohuar vetes lirinë.

Ndoshta prandaj pakësohen paratë, dobësohet shëndeti apo puna pëson rënie, pasi të gjitha këto ndikojnë më lirië tënde. Për ligjin e tërheqjes nuk ka “tjetër”. Gjithçka që i bën tjetrit, i bën vetes.
Të jesh dashamirës me të tjerët, nuk do të thotë t’i lësh ata të zbuzojnë me mirësinë tënde, pas kjo nuk është dashuri.
Ta lejosh këtë gjë nuk të ndihmon as ty, dhe as të tjerët. Dashuria është komplekse, nëpërmjet ligjit të saj ne mësojmë e rritemi, ndërsa pasojat janë pjesë e këtij procesi. Pra, ta lejosh dikë të abuzojë me ndjenjën tënde, nuk është dashuri. Përgjigja është ta çosh veten në frekuencën më të lartë të të ndierit mirë.
Dhe forca e dashurisë do t’i japë drejtim situatës.