Highlight UNIK +

I dashur Mendimtar i Pasur!

mendjemadhësia
Mimoza Thaqi

Motivuese

I dashur Mendimtar i Pasur!

Që të ndryshojmë vendin tonë ne duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit. Po ju drejtohem sot me këtë letër të hapur, dhe po ju inkurajoj të konsideroni fjalët që do ti lexoni më poshtë sepse këto fjalë mund të jenë PIKËKTHESA më e madhe jetësore për ju, familjen tuaj dhe vendin tuaj.

Ti je i gjithë Universi, ti je gjithçka që ke në këtë botë të bukur të quajtur Tokë. Cfarë nëse e gjithë jeta yte varet vetëm prej asaj se si ti mendon dhe ndihesh?

  • Sa do të ishe i lumtur nëse do të gjeje një zgjidhe për të gjithë dilemat tua?
  • Sa do të paguaje këtë zgjidhje të gjithë telasheve tua?
  • Sa e ka çmimin lumturia yte dhe ajo e familjes tënde?
  • Sa do të doje të investoje që jeta yte të marr kahjen e duhur?
  • Sa e ka çmimin shpëtimi i biznesit tënd?
  • Sa ju besoni se mundeni?
  • Sa përqind shpresë ka ngelur tek ti?
  • Sa ti dëgjon Zërin e Zemrës tënde? 

Epo nëse përgjigja juaj do të ishte, dua të dal nga ky kaos ekonomik, politik dhe shoqëror në të cilin gjindem unë dhe familja ime, dhe jam i gatshëm për të dhënë dhe për të sakrifikuar edhe të fundit vullnet që të shoh pakës dritë, atëherë unë dua të ndaj një ide të thjeshtë me ju e cila fuqishëm mund të ndryshojë jetën tuaj:

 Nëse dini ÇFARË ju DONI mund të KENI

Njëherë që unë pranova këtë ide, se mendimet e mia krijojnë realitetin tim kjo ishte PIKËKTHESA më e madhe e jetës sime.Kur kisha 23 vjet, punoja në një kompani dhe merja rrogë që nëse konverohet ishte 125 Euro të sotme. Në atë kohë mendoja se ishte më e mira që mundja të bëja. Deri sa u njoftova me disa libra të vegjël të kuptueshëm që theksonin se sekreti i lumturisë dhe pasurisë është në mendimet e mia. Dhe unë bashk me bashkëshortin tim filluam të besojmë se mendimet bëhen sende dhe se ne mund  të jetojmë të pasur.

Hapëm një librari ( ME BORXHE) dhe filluam për herë të parë në jetë të ndiejmë fuqinë e të qenit ndërmarës dhe që atëherë e deri tani ne filluam të realizojmë gjithë ëndrrat tona, duke punuar me nder dhe sakrificë, duke ju ndihmuar njerzve të tjerë, duke vlerësuar   dhe duke qenë mirënjohës për të gjithë që na ndihmuan, duke vazhduar të implementojmë dhe aplikojmë mësimet nga librat.

Pasi arritëm suksese maramendëse ne filluam të fundosemi, dhe filluam mos të njohim më kush ne jemi, edhe pse shumë libra të lexuar sikur asgjë më nuk na ndihmonte të dalim nga humnera te e cila ishim katandisur, deri sa dëgjova një njeri të thoshte se librat kanë sekrete por jo të gjitha sekretet, dhe se ju nga librat mund të bëheni të pasur por jo të ju qëndroj ajo pasuri dhe jo të keni edhe të ashtuquajturën LUMTURI dhe se ju duhet të keni një sistem i cili do të ndyshojë të gjithë programet negative që ju i keni mbledhur nga mjedisi që jetoni!

Dhe ne morëm rrugën për Amerikë që të lidhemi me këtë sistem mësimi sepse donim të çrënjosim çdo aspekt negativ nga jeta jonë!

e rëndësishmja që mësuam nga ky KLUB ishin jo vetëm mënyrat si të fitojmë PARA, por si të kemi LUMTURINË në këtë rrugëtim nëse ne ndjekim sistemin.

Të fitosh atë që do nuk do të thotë  të jetë një mister! Të fitosh atë që do nuk do të thotë që të jetë diçka mistike, do të thotë të jesh i gatshëm dhe të kesh vullnet për mësim dhe ndryshim, të ulesh pranë kompjuterit dhe riprogramosh veten!

Nëse do të ndryshosh kushtet tua të tanishme është e rëndësishme të kuptosh se si mendja në të vërtetë funksionon. Atëherë në vend se të ngelesh i ngecur në të vjetrën, dhe zakonet joproduktive të së kaluarës ju do të jeni në gjendje që me gëzim dhe kënaqësi të transformoni fatin tuaj.

Këto janë 3 Hapat Bazik:

-Mendja juaj e vetëdishme i zgjedhë mendimet dhe i kthen ato në fotografi.

-Mendja juaj e vetëdishme ato fotografi i dërgon në mendjen e nëndijshme.

-Mendja juaj e nëndijshme, e cila nuk bën dallimin mese realitetit dhe imagjinares i shpreh akcionet dhe rezultatet që përputhen përsoshmërisht me fotografitë që ju i keni vendosur.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se 3% e fuqive tona procesuese vijnë nga mendja jonë e vetëdishme. Tjetra vjen nga paradigmat, idetë, besimet dhe shprehitë që janë mbjellur në mendjen tonë të nëndishme përsëri e përsëri.Pra me vetëdije ju mund të mendoni diçka të re, por nëndija juaj paradigmat (idetë e vjetra) i kontrollojnë rezultatet e juaja.

Për shëmbull  ti mund të mendosh “dua që të ardhurat vjetore t’i kthej në të ardhura mujore.  Por idetë e vjetra, paradigmat, besimet e vjetra, programimet paraprake e diktojnë punën dhe efikasitetin tënd, ato bile kontrollojnë edhe shumën e parave që ju fitoni. Çelësi për të bërë atë që duket e pamundëshme të mundëshme! E di se si tingëllon kjo, por nëndija me fuqinë e saj të paimagjinueshme është bossi.

Ndërsa e vërteta ështe se JU duhet të jeni bosi. Dhe ka një mënyrë të provuar që menaxhon këtë aset të fuqishëm dhe ju kthen juve në komandë për ndryshime të gjata në jetën tuaj. Nëse mendon se mendja jote është kompjuter, ti e kupton se mendja jote e nëndishme  mbi programet që i jep dhe funksonon me ato. Dhe tani si një BOSS i jetës suaj kujdesu që të jetë e programuar në përputhje me qëllimet tua.

Funksionon për gjithë secilin në çdo kohë 100%