Highlight Meditimi Yoga

Dallimi në mes të yoga Nidra dhe meditimit të udhëhequr?

yoga
Yoga Nidra është një lloj shumë i veçantë i meditimit të udhëhequr. Sipas praktikuesve, një sesion i yoga nidra është zakonisht 30 minuta i gjatë – çdo kohë më më pak nuk mjafton për të hyrë në një gjendje parasimpatike dhe çdo minutë më shumë se 45 minuta mund të konsiderohet si e tepërt.

Para se të kalosh nëpër ushtrimin e sjelljes së ndërgjegjësimit, duhet të vendosni një qëllim dhe një dëshirë. Hapi i dytë është të identifikosh atë që dëshiron thellë për veten dhe të tjerët.

Unik Portal ju sjellë disa prej dallimeve që ka Yoga Nidra me meditimin e udhëhequr.

Me Yoga Nidra ju:

1.Caktoni qëllimin tuaj.

2.Ndjeni dëshirën tuaj për veten dhe të tjerët.

3.Perceptoni trupin tuaj dhe skanojeni

3.Numëroni frymarrjen tuaj të zgjatur  dhe përjetoni ndjesinë që del nga lirimi i saj. Kjo ngre vetëdijen se ku qëndron energjia dhe ku rrjedh.

4.Ftoni polaritetin e ndjenjave dhe kundërshtive. Shpesh përjetojmë emocione në këtë polaritet: Për shembull, dikush që jeton në frikë dëshiron siguri. Yoga Nidra na mëson se ne nuk kemi nevojë që fundi pozitiv i polaritetit të jetë i rehatshëm, i sigurt, i patrembur, i gëzuar dhe i prekshëm.

5.Skenoni mendimet që ju sillën nëpër kokë

6.Kujtoni momente të kaluara me qaste të lumtura, kështu e mposhtni stresin dhe ankthin./Unik Portal/