Highlight Yoga

Çka duhet të hani para dhe pas Yoga-s?

yoga-s

A jeni praktikues të Yoga-s? Ose dëshironi të filloni të mirreni me yoga? A jeni të vetëdijshëm se cilat ushqime duhet ngrënë para se të praktikoni Yoga-n? Po pas saj?

Para Yoga-s;

Avokado;

Shumë praktikues të yoga-s si ushqim të preferuar kanë avokadon. Ky frut ka minerale shumë të shëndetshme si potasium dhe magnezium. Kjo con deri te funksionimi i muskujve dhe qelizave në trupin e njeriut. Poashtu avokado është i lehtë për tu tretur dhe ju mbajnë të mbushur për një kohë të gjatë. Yndyra e shëndetshme e gjetur në avokado do t’iu ndihmojë të luftoni kolesterolin e keq.

Banane;

Bananet jo vetëm që janë të lira në cmim por janë ta pasura me minerale sic janë potasiumi dhe magneziumi.

Mollat;

Mollat janë fruta alkalinë që ndihmojnë për të luftuar aciditetin e lukthit. Po ashtu përmbajnë sheqer natural dhe shumë fibra. Ngrënia e mollave mbanë trupin e hidratuar. Vitamina C në molla i jep trupit energji të mjaftueshme para stërvitjeve.

Pas Yoga-s;

Ujë;

Përderisa ushqimi është shumë i rëndësishëm pas praktikimit të yoga-s, hidratimi është edhe më i rëndësishëm. Ju duhet të pini shumë ujë.

Supë perimesh;

Pasi që keni djegur shumë kalori në një sesion të yoga-s, është me të vërtetë e rëndësishme që ju ti ofroni trupit tuaj nutrientë të mjaftueshëm e të pasur me kalori të shëndetshme. Provojeni të bëni një supë perimesh në shtëpi me karrota, spinaq, lakër etj.

Caj i gjelbër;

Caji i gjelbër vjen me një mori të mirash për shëndetin tonë, dhe pa dyshim është pija perfekte për trupin tuaj pas yoga-s.

Sallatë;

Provojeni të ndërtoni sallatën tuaj në një tas pas ushtrimeve të yoga-s. Përdorni sallatën e gjelbër sa më shumë, dhe perime organike. Për shije mund të përdorni edhe piper dhe vaj ulliri.