Highlight Të tjera

Cili është sekreti i një magjistari?

magjia

Pjesa më e mirë e magjisë është interesi juaj se si dikush mund ta bëjë këtë! Sidoqoftë jo çdo kush mund të kuptojë një truk magjie. Unik Portal ju sjellë përgjigjet dhe sekretet që fshihen pas këtyre truqeve që me siguri i keni parë mjaft shpesh qoftë në ndonjë shfaqje apo në ndonjë video.

1. Prerja e trupit në gjysmë;

Zakonisht personi që është futur në kuti duhet të fshehë këmbët e tij dhe pasi që kutia të pritet në mes disa këmbë falso janë vënë në fund.

2. Njeriu që ulet në ajër;

Nëse ju ka rastisur të shihni një njeri të ulur në ajër me siguri që jeni munduar të kuptoni sekretin që fshihet pas kësaj. Kjo është një ndër truqet më të thjeshta!
Personi ulet në një ulëse metali që është e kapur për shufër dhe ka një platformë mbajtëse në tokë që zakonisht mbulohet me një qilim.

3. Prerja me sharrë;

Njëjtë si prerja e trupit në mes, mirëpo këtë herë me një sharrë lëvizëse. Natyrisht që duket tmerruese! Por ky është një truk I thjeshtë. Zakonisht në lojë janë dy persona të shtrirë por magjistari duhet të sigurohet që personit të dytë ti shihen vetëm këmbët dhe personit të parë vetëm pjesa lartë.