Highlight Të tjera

Cilat vende pune do të kërkohen në 20 vitet e ardhshme?

Forumi Ekonomik Botëror raporton se do të zvendësohen 75 milion vende pune për shkak të përvetësimit të teknologjive të reja dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës. Revolucioni i Katërt Industrial po ndryshon peisazhin e punës në të gjitha industritë, në të gjithë botën.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që duhet të trembemi, pasi njëkohësisht me zhdukjen e 75 milion vendeve të punës, 133 milion vende të reja do të shfaqen.

“Çelësi është që të gdhendësh një rrugë karriere që përfiton nga këto ndryshime teknologjike, por nuk mund të zëvendësohet prej tyre.”

Parashikimet e viteve të ardhshme

Deri në vitin 2030, rolet e office support, food service, prodhimi dhe operimi i makinerive, dhe instalimi e riparimet mekanike do të zhduken.

Vende pune që do të vazhdojnë të jenë të kërkuara do të përfshijnë:

–  profesionistë të shëndetit,
– specialistë STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë),
– cdo rol pune që përfshin krijimtarinë,
–  menaxhim dhe profesionet në arsim apo trajnimi i fuqisë së re punëtore.

Do shfaqet një rritje e vendeve të punës që nuk ekzistojnë ende për të përmbushur nevoja e reja

Profesione të reja që do të lidhen drejtëpërdrejtë me ndryshimiin e klimës dhe çështje të mjedisit, apo për t’iu përgjigjur jetëgjatësisë në rritje të popullsisë globale. Ka parashikime që role të ardhshme të tilla si psikologu i AI, menaxher droni, madje do të ekzistojë edhe analist i të dhënave kuantike.

Do ketë gjithashtu një rritje të ndjeshme të profesionistëve të shëndetit që do të ndihmojnë në kujdesin e një popullsi në plakje. Ndërsa është e pamundur të parashikosh rrjedhën e ardhshme të vendeve të punës, ka disa aftësi që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e karrierës tënde të ardhshme.

Këto përfshijnë:

1- Inteligjencën emocionale për komunikim dhe zgjidhjen e konflikteve
2- Mendimi kritik
3- Zgjidhja e problemeve dhe inovacioni
4- Aftësitë themelore shoqërore, siç janë mirëdashësia dhe aftësia për të bërë biseda.

1. Risistemimi organizativ do të ndryshojë kërkesën për punë

Organizatat do të bëhen më fleksibile dhe transparente, me një fokus në marrëdhëniet e bazuara në projekt dhe qëndrueshmërinë e biznesit. Udhëheqja do të bëhet më e shpërndarë dhe do të prishet modeli tradicional hierarkik.

Rolet më të rëndësishme të punës që do vazhdojnë të qëndrojnë:

Aktualisht, pozicionet e dyta më të vështira për të plotësuar bizneset në botë janë rolet e menaxhimit dhe ekzekutivit – një prirje që parashikohet të vazhdojë për 10 vitet e ardhshme.

2. Një grup talentesh gjithnjë e më globale dhe të larmishme do të sjellin krijimin e vendeve të reja të punës

Fuqia punëtore do të bëhet gjithnjë e më e larmishme, ndërsa hapësira e punës do të bëhet më fleksibile dhe e shkathët. Do të ndihet nevoja për të modifikuar politikat, pagat, përfitimet dhe rregullimet e zyrave për të akomoduar nevojat e profesionistit të ri.

Rolet më me rëndësi të punës që do jenë në rritje:

A jeni profesionist i menaxhimit të talenteve të së ardhmen?

Një forcë punëtore me një llojshmëri gjeneratash kërkon një qasje më fleksibile dhe të adaptueshme për të menaxhuar talentin e punonjësve. Secila gjeneratë do të ketë motivimet dhe mënyrat e veta të punës. Mirëpo, nuk mund të mbështetesh te stereotipet për të inkurajuar produktivitetin ose për të frymëzuar besnikërinë.

3. Një botë e ndërlidhur do të ndryshojë mënyrën e punës suaj

Pajisjet virtuale mundësojnë që ndërveprimet dhe komunikimi në vendin e punës të ndodhë kudo, në çdo kohë. Rolet e punës dhe karriera ripërcaktohen gjithnjë e më shumë për t’iu përshtatur ketyre modeleve.

Rolet e reja më të rëndësishme të punës:

A është karriera cloud computing e duhura për ty?

Drejtuesit brenda industrisë së IT besojnë se rritja e vazhdueshme e shërbimeve të bazuara në cloud do të krijojë një mori mundësish pune në të ardhmen. Në fakt, kërkesa është rritur 108% në vitet e fundit.

Ndërsa gjithnjë e më shumë biznese implementojnë servera cloud, do të ketë gjithashtu nevojë për masa të Sigurisë Kibernetike për të menaxhuar rrezikun. Kjo do të thotë se ka një numër mundësish e vende pune ku ju mund të degëzoheni në këtë industri.

4. Përshtatuni me ndryshimet e shpejta teknologjike

Inteligjenca artificiale (AI), robotët, automjetet autonome dhe Internet of Things po riformësojnë botën e punës. Ekosistemi i sotëm kërkon një fuqi punëtore e cila mund të përshtatet me ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta. E mbi të gjitha të angazhohet me automatizimin e zhvillimin e njohurive të tyre kur aftësi të caktuara vjetrohen.

Rolet e rëndësishme të punës:

A doni të merrni aftësitë tuaja teknike në kujdesin shëndetësor?

Sipas një raporti të fundit nga MarketsandMarkets, tregu global i health IT parashikohet të arrijë në 297.49 miliardë $ deri në vitin 2022. Kjo vjen për shkak të rritjes së nevojës për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor, ndërsa siguron efikasitetin operacional dhe teknologjik brenda elementëve të industrisë.

5. Si do të ndryshojë mjedisin profesional bashkëpunimi mes njerëzve dhe robotëve?

Ndërsa të dhënat, analizat dhe AI ​​marrin përsipër punën që më parë kryhej nga njerëzit, rolet e reja të punës do të fillojnë të hapen.

Këto vende pune do të përqendrohen në aftësi të tilla si monitorimi, krijimi, operimi ose dizajnimi i proceseve të automatizuara dhe në internet.

Rolet më të rëndësishme të punës në të ardhmen e afërt:

A mund të jeni ju zhvilluesi i radhës i kurseve online?

Industria e Mësimit Elektronik parashikohet të arrijë një pjesë globale të tregut prej rreth 300 miliardë $ deri në vitin 2025.

“Aftësia për të zbatuar dhe zhvilluar kurse dhe programe online, ose përdorimin e teknikave të të mësuarit në internet për trajnimin e korporatave  – do t’ju bëjë një aset të paçmuar për fuqinë punëtore në vitet që vijnë.”

Të mësuarit gjatë gjithë jetës është çelësi i zhvillimit të karrierës

Merrni masa: Edukimi dhe të mësuarit në mënyrë konstante gjatë gjithe jetës do të bëhet më i rëndësishëm se kurrë. Sidomos për të siguruar vende pune në të ardhmen e afërt.

te mesosh

Forumi Ekonomik Botëror ka identifikuar arsimin si mënyrën Nr.1 për t’u përgatitur për dy dekadat e ardhshme të tregut të punës.

– Duke mësuar vazhdimisht aftësi të reja
– Duke përditësuar aftësitë tuaja aktuale,
ose
– Duke eksperimentuar në industri të ndryshme

Vetëm në këtë mënyrë do të jeni i përgatitur për të përshtatur karrierën tuaj e për të përmbushur rolet e punës të së ardhmes.