Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Cilat janë ushqimet e shpirtit?

shpirti

Ju tashmë keni shumë ushqime të preferuara që mendoni se pa to nuk mund të jetoni më. Mirëpo a keni dëgjuar për ushqimet që mbajnë shpirtin përplot energji? Këto janë ato:

1. Yoga;

Yoga përmirëson fleksibilitetin, fortëson muskujt, zhvillon një jetë të shëndetshme, forcon eshtrat, ngritë imunitetin, mprehë fokusin. Me yoga mund të gjeni relaksim të thellë, rregullim të gjendjes emocionale dhe gjumë më të mirë.

2. Aroma-terapi;

Benefitet që marrim prej terapisë me aroma varet nga aroma që përdorim. Ato mund të lirojnë stresin, rregullojnë gjendjen emocionale, qetësojnë sulmet e panikut etj. Mundësitë janë të shumta.

3. Afrodiziakët;

Sic janë: Mjalta, bananet, avokado, cokolata, salmoni, kafeja etj.

4. Vullnetarizmi;

Njerëzit që bëjnë punë vullnetare kanë më pak gjasa të vdesin herët, dhe më pak gjasa të zhvillojnë depression se sa ata persona që nuk bëjnë punë vullnetare.

5. Ecni shumë, ecni larg;

Provoni të ecni sa më shumë pasi ajo ju ndihmon të: forconi eshtrat, rregulloni presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak, ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme etj.