Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Cilat janë pyetjet më të shpeshta në një intervistë pune?

intervistë pune

A keni aplikuar për një pozitë pune? Mënyra më e drejtë për ti pëlqyer personit përgjegjës për intervistën tuaj është që të tregoheni sa më të përgatitur. Që të jeni të përgatitur ju duhet ti konsideroni pyetjetmë të shpeshta që u janë bërë njerëzve në intervista pune dhe që janë më të zakonshmet. Unik Portal ju sjell 20 pyetje që ju të jeni më të përgatitur.

1. Cila është pika juaj më e fortë?
2. Cila është pika juaj më e dobët?
3. Përse po kërkoni për një pozitë të re të punës?
4. Përshkruani një situatë të vështirë në punë. Si e keni tejkaluar atë?
5. Cfarë dini për organizatën tonë?
6. Përse dëshironi të punoni për organizatën tonë?
7. CIlat janë pritjet e juaja të pagës mujore?
8. Përse keni lënë punën tuaj të mëparshme?
9. Përse jeni të interesuar në këtë pozitë të punës?
10. Përse duhet të ju punësojmë juve për këtë pozitë të hapur pune?
11. Cfarë kërkoni nga menaxheri juaj?
12. Ku e shihni vetën pas 10 vitesh?
13. Cfarë ju ka pëlqyer në punën e juaj të mëparshme?
14. Cfarë nuk ju ka pëlqyer në punë e juaj të mëparshme?
15. Si i përballoni kritikat?
16. A ju kanë tërhequr ndonjëherë nga një pozitë e punës?
17. Si I keni ndihmuar punëdhënësit tuaj të mëparshëm?
18. Ku keni dëgjuar për këtë pozitë të hapur të punës?
19. Cilat ishin përgjegjësitë e juaja kryesore në pozitën e juaj të mëparshme?
20. Na tregoni më shumë për vetën./Unik Portal/