Highlight Storie Inspirimi

Cilat janë ëndrrat tuaja?

ëndrrat

Shumë nga ushtrimet magjike janë krijuar posaçërisht për t’iu ndihmuar të realizoni ëndrrat tuaja.

Kështu që është e domosdoshme të përcaktoni me kujdes se çfarë doni të arrini pikërisht.

Prandaj, Unik Portal ju sjellë mënyrën se si të kuptonni së çfarë do të arrini në jetë dhe cilat janë ëndrrat tuaja!

Uluni përpara kompjuterit ose merrni një letër e një stilolaps dhe bëni listën me të gjitha ato objektiva që doni të arrini në jetë.

Mendoni me kujdes e në mënyrë të detajuar për të gjitha fushat e jetës suaj.

-Çfarë doni të bëheni, çfarë doni të keni, cila do të ishte marrëdhënia më e përkryer me partnerin tuaj?

-Çfarë përmirësimesh kërkoni në lidhje me shëndetin, financat dhe çdo gjë tjetër të rëndësishme për ju?

Ju mund të listoni edhe dëshira të tjera, shumë më të hollësishm. Por, ju nuk  e dini mënyrën se si mund t’i realizoni ato.

Mënyrën do ta gjejë dikush tjetër, atëherë kur magjia të fillojë të bëjë punën e saj.

A dëshironi të gjeni një punë tjetër ose të bëni atë lloj pune që keni pasur gjithmonë ëndërr?

Aëherë mendoni për të gjitha hollësitë që kanë të bëjnë me të dhe si do të dëshironit të ishin ato.

Mendoni për gjërat e rëndësishme që lidhen me atë punësi. Mendoni për atë se në çfarë fushe doni të punoni, si doni të ndiheni, llojin e kompanisë për të cilën do të donit të punoni.

Mendoni për njerëzit nga të cilët do të donit të rrethoheshit, cili orar pune do të ishte ideal për ju!

Po ashtu për atë, në ç’vend do të donit ta kishit punën dhe sa do të donit të paguheshit.

Përshkruajeni çdo detaj sa më qartë që të jetë e mundur.