Highlight Të tjera

Cilat janë çrregullimet mendore më të çuditshme?

Çrregullimet mendore

Çrregullimet mendore janë mjaft të përhapura në ditët e sotme, sipas statistikave 1 në 5 amerikan kanë një çrregullim mendor. Kemi dëgjuar për ato më të zakonshme si depresioni, ankthi e të tjera por a i dini se cilat janë çrregullimet më të çuditshme në botë?

1. Sindroma ‘Cotard’;

Një çrregullim mendor që bën njeriun të besojë se ata kanë vdekur, se të gjitha organet e tyre u janë hequr nga trupi, dhe shpirti i tyre është larguar.  Personat që vuajnë nga ky çrregullim mund të mos njohin edhe fytyrën e tyre, pasi që ajo prekë dy pjesë të trurit që lidhen me njohjen e fytyrave.

2. “Sinestezia”;

Një përzierje e të gjitha shqisave të njohura për ne. Dikush që vuan nga ky çrregullim mund të mendojë që numri 3 është zakonisht ngjyrë të kuqe, fjala veturë është zakonisht e kaltër etj.

3. Psikoza “Windigo”;

Një çrregullim mendor mjaft i rrezikshëm, pasi që personi që po vuan do të mendojë që duhet të hajë mish njeriu, me frikën se mund të shndërrohet në kanibal.

4. Sindroma “Capgras”;

Një sindromë mjaft e çuditshme, ku personi në fjalë do të mendojë që partnerin e tyre e ka kapluar një mashtrues dhe ata nuk janë në të vërtetë ata që thuan se janë.

5. Sindroma “Dora e Alienit”;

Ky çrregullim përfshinë lëvizje të dorës pa dijeni të personit.