Highlight Të tjera

Cilat janë 7 qendrat e energjisë në trupin tonë? Chakra dhe kuptimi i tyre

trupin

A keni dëgjuar shpesh fjalën chakra por nuk e keni ditur kuptimin e tyre? Unik Portal ju sjellë informata mbi 7 qendrat e rrjedhjes së energjisë në trupin tonë të quajtura Chakra.

Secila pikë I përket një fushe të caktuar, prandaj lexojeni me kujdes dhe kuptoni më shumë rreth tyre.

1. Croën Chakra (Lidhja me hyjnoren);

Gjendet në kokën tuaj. Kjo qendër bën lidhjen mes hyjnores që gjendet gjithandej dhe njeriut. Fizikisht mbështetë sistem qendror të trurit dhe funksionet e trurit.

Chakra juaj e kurorës mund të jetë e dobët nëse ju ndiheni:
Të shkëputur nga një fuqi më e lartë;
Ndjenja të vetmisë;
Keni një lidhje të fortë me gjësende dhe lidhje dhe definoni vetën me gjërat që keni.
Migrenë.

2. Throat Chakra (Komunikimi);

Kjo pikë gjendet në qendrën e fytit tuaj. Lidhet me problemet e sinqeritetit, të vërtetës, shprehjes, dhe komunikimit. Fizikisht mbështetë qafën, nofullën, dhëmbët, gojën, sinuset.

Chakra juaj e fytit mund të jetë e dobët nëse:
Jeni të frikësuar të tregoni opinionin tuaj;
Pajtoheni me opinionin e të tjerëve edhe nëse nuk është I duhuri.
Zakonisht jeni një personi më i qetë në rrethin tuaj social.
Keni dhimbje fyti, probleme sinusi etj.

3. Solar Plexur Chakra(Ambiciet);

Kjo pikë gjendet përgjatë shpinës tuaj dhe merret me problemet e ambicies, veprimit. Fizikisht mbështetë mëlçinë, pankreasin, stomakun.

Kjo pikë mund të jetë e dobët nëse ju:
E shihni vetën të dobët e pa vetëbesim;
Ndiheni një viktimë në botë;
Keni dhimbje të stomakut;

4. Root Chakra (Paraja);
Kjo pikë gjendet në fillimin e shpinës suaj dhe është chakra që dobësohet më së shpeshti tek njerëzit. Ajo lidhet me mbijetesën, sigurinë, frikat.

Kjo chakra mund të jetë e dobët në qoftë se ju:
Ndjeni energji të dobët;
Besoni se paraja krijon siguri;
Vuani nga një lodhje e madhe, keni probleme me këmbët, imunitetin etj.

5. Third Eye Chakra (Intuita);

Kjo pikë gjendët në mes të ballit tuaj dhe lidhet me intuitën dhe ndjenjat e juaja. Fizikisht mbështetë sinuset, sytë, dhe trurin.

Kjo chakra mund të jetë e dobët nëse ju:
Ndiheni të humbur kur mendoni për një qëllim në jetë.
Keni një imagjinatë të madhe por nuk e shfrytëzoni;
Ndjeni dhimbje koke dhe tension.

6. Heart Chakra (Dashuria);

Kjo pikë gjendet në mes të gjoksit, afër zemrës suaj. Lidhet me problemet e dashurisë. Fizikisht mbështetë zemrën, mushkëritë, duart e krahët.

Kjo chakra mund të jetë e dobët në qoftëse ju:
Sabotoni marrëdhëniet e juaja me nervozë dhe jo-besim.
Jeni të stresuar se partneri juaj nuk ju do aq sa ju.
Keni probleme me zemrën, dhimbje në gjoks, astma, alergji etj.

7. Sacral Chakra (Seksi);

Kjo pikë gjendët në këmbët tona. Është ku eksperiencojmë intimitetin, e kënaqësinë.

Kjo pikë mund të jetë e dobët në qoftëse ju:
Nuk ndiheni tërheqës;
E keni vështirë të ndiheni rehat në një lidhje;
Rrallë herë keni kohë ose dëshirë për seks.