Highlight

Cilat janë 7 fazat e sëmundjes së alzheimerit?

By Bleona Foniqi

November 03, 2017

Faza e parë:

– Nuk vërehen shenja të dëmtimit. – Testimet nuk do të ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjes.

Faza e dytë;

– Humbje e lehtë e memories afat-shkurtër. – Humbje e lehtë e aftësive për të folur, zgjedhje e fjalëve të gabuara gjatë të folurit, vështirësi në kujtimin e emrave, gjësendeve, vendeve etj.

Faza e tretë;

– Vështirësi më e madhe në të folur, vështirësi në zgjedhjen e duhur të fjalëve. – Vështirësi në përfundimin e punëve. – Harresë. – Vështirësi në planifikim dhe organizim. – Vështirësi në vozitje.

Faza e katërt;

– Vështirësi në kujtimin e ngjarjeve. – Humbja e aftësisë për të kryer matematikë të thjeshtë. – Harresë e historive personale; – Ndryshime në sjellje, dhe çrregullime mendore si ankthi, depresioni etj.

Faza e pestë;

– Vështirësi në funksionim. – Humbja e aftësisë për të kujtuar detaje të rëndësishme personale si numri i telefonit, adresa, vendi i punës etj. – Ngatërrim i vendit dhe ngjarjes;

Faza e gjashtë;

– Humbje e aftësisë për të dalluar të pranishmit dhe eksperiencat; – Ndryshime në gjumë; – Humbja e aftësisë për tu kujdesur për vetën; – Harresë e personave të afërm; – Harresë të historisë personale; – Ndryshime të mëdha ne sjellje dhe personalitet. – Halucinacione;

Faza e shtatë;

– Humbja e aftësisë për të kuptuar; – Humbja e aftësisë për të kontrolluar vetën; – Humbja e aftësisë për tu kujdesur për vetën; – Vështirësi për të qëndruar ulur. – Muskuj të tensionuar; – Vështirësi për tu përtypur.