Highlight Shëndeti

Cilat janë 7 fazat e sëmundjes së alzheimerit?

fazat e sëmundjes së alzheimerit

Faza e parë:

– Nuk vërehen shenja të dëmtimit.
– Testimet nuk do të ndihmojnë në diagnostikimin e sëmundjes.

Faza e dytë;

– Humbje e lehtë e memories afat-shkurtër.
– Humbje e lehtë e aftësive për të folur, zgjedhje e fjalëve të gabuara gjatë të folurit, vështirësi në kujtimin e emrave, gjësendeve, vendeve etj.

Faza e tretë;

– Vështirësi më e madhe në të folur, vështirësi në zgjedhjen e duhur të fjalëve.
– Vështirësi në përfundimin e punëve.
– Harresë.
– Vështirësi në planifikim dhe organizim.
– Vështirësi në vozitje.

Faza e katërt;

– Vështirësi në kujtimin e ngjarjeve.
– Humbja e aftësisë për të kryer matematikë të thjeshtë.
– Harresë e historive personale;
– Ndryshime në sjellje, dhe çrregullime mendore si ankthi, depresioni etj.

Faza e pestë;

– Vështirësi në funksionim.
– Humbja e aftësisë për të kujtuar detaje të rëndësishme personale si numri i telefonit, adresa, vendi i punës etj.
– Ngatërrim i vendit dhe ngjarjes;

Faza e gjashtë;

– Humbje e aftësisë për të dalluar të pranishmit dhe eksperiencat;
– Ndryshime në gjumë;
– Humbja e aftësisë për tu kujdesur për vetën;
– Harresë e personave të afërm;
– Harresë të historisë personale;
– Ndryshime të mëdha ne sjellje dhe personalitet.
– Halucinacione;

Faza e shtatë;

– Humbja e aftësisë për të kuptuar;
– Humbja e aftësisë për të kontrolluar vetën;
– Humbja e aftësisë për tu kujdesur për vetën;
– Vështirësi për të qëndruar ulur.
– Muskuj të tensionuar;
– Vështirësi për tu përtypur.