Familja Highlight

Cila është mosha kur duhet blerë telefon fëmijës tuaj?

telefon

Nëse je prind i një fëmije mbi moshën, dy vjeçare, gjasat janë që ti je lutur për një telefon të mençur. Dhe me aplikacionet e ndryshme të dedikuara pikërisht për foshnje e për moshë të ulët të fëmijëve, mund t’iu duket sikur e gjithë shoqëria po ju shtyn ti jepni një.

Mirëpo cila është mosha e duhur për fëmijën tuaj të zotërojë një telefon të mençur?

Ekspertët thonë se mosha e duhur është mbi moshën 13 vjeçare kur fëmijët teorikisht kanë pjekuri të mjaftueshme emocionale për të rezistuar disa nga tendencat më të errëta të medieve sociale.

Telefonat e mençur ndikojnë në marrëdhëniet tuaja me fëmijën, po ashtu do të vëreni ulje të aktiviteteve dhe nivelit social e të shoqërimit të fëmijës tuaj. Telefoni mund të ndikojë edhe në shëndetin mental.

Megjithatë fëmijët nuk janë fajtorët në këtë mes. Me arritjen e teknologjisë deri në këtë pikë, vështirë që prindërit të mos shpërqendrohen nga telefonat e tyre të mençur. E kush mbetet fajtorë në këtë mes? Pa dyshim që teknologjia do të arrijë të zhvillohet gjithnjë e më shumë. Telefoni nuk është fajtor, por do të jeni ju nëse nuk do t’iu mësoni fëmijëve tuaj mënyrën e drejtë të përdorimit të tij.