Highlight Storie Inspirimi

Cila është bota e vërtetë?

bota

A je gati të shkosh në prapaskenat e botës që ti shikon.

Shumica e asaj që percepton nuk është aq e vërtetë sa e mendon.

Disa hapa aventureskë në botën e padukshme do ta ndryshojnë perceptimin tënd për botën dhe do të të bëjë të lirë të pranosh një jetë pa kufijë.

Shumica e gjërave që beson për botën reale nuk janë të vërteta.

Ti vlen shumë më tepër sesa e mendon. Jeta dhe gjithësia janë shumë më tepër sesa e percepton ti.

Ti mund të mendosh se gjërat në botë kanë kufijë, si paraja, shëndeti dhe burimet, por kjo nuk është e vërtetë.

Nuk mungon asgjë.

Fizika kuantike na mëson se ka një pafundësi planetësh Tokë dhe universesh. Kështu ne kalojmë nga një realitet planeti e universi në tjetrin në çdo fraksion sekonde.

Kjo është bota e vërtetë që zhvillohet nëpërmjet shkencës.

Në universin tonë ne jetojmë në frekuencën që korespondon me realitetin fizik.

Ndërkohë, janë një pafundësi realitetesh paralele që bashkëekzistojnë me ne në të njëjtën dhomë, pavarësisht se nuk arrijmë të akordohemi në to.

Mos harroni, çdo gjë në tokë është në jetë. Yjet, dielli, planetët, toka, ajri, uji, zjarri dhe çdo gjë që shihni është e gjallë.