Highlight

Chilli Con Carne, recetë e mahnitshme

By Edone Podvorica

December 15, 2017

Nëse jeni pëlqyes të ushqimit meksikan atëherë kjo recetë me të vërtetë do t’iu lërë pa mend. Shikoni përgatitjen e saj dhe provojeni sot në darkë.

Përbërësit:

500gr mish të bluar; 2 thelpinj hudhre; 3 speca të kuq; 1 kanaqe me domate të copëtuara; 1 kanaqe fasule e kuqe (400gr) Kumin; Biber i kuq; Biber i kuq djegëst; Origano; Sos domatesh; Biber i zi, kripë; Oriz basmati.

Mënyra e përgatitjes;

Si fillim marrim thelpinjët e hudhrës dhe i grijmë imët. Në një tenxhere hudhim pak vaj ulliri dhe pastaj fërgojmë hudhrën. Shtohen specat e prerë në forma katrore imët. Shtohen edhe mëlmesat e përmendura më lart. Nëse e keni mishin e bluar të ngrirë atëherë fërgojeni në një tenxhere tjetër. Përndryshe përzijeni me masën e cekur më lart. Fërgojini të gjitha bashkë, dhe shtojini sosin e domates dhe copat e domates. Zijeni rreth 15 minuta. Pasi masa të jetë trashur shtoni fasulet e kuqe të cilat duhen alrë paraprakisht. Zieni edhe 5 minuta së bashku me masën. Gjatë kësaj kohe ju poashtu mund të përgatisni orizin e bardhë.

Servoni menjëherë të nxehta dhe një fund shërbejeni me një lugë krem. Ju bëftë mirë!/Unik Portal/