Highlight Receta Ushqehu shëndetshëm

Chilli Con Carne, recetë e mahnitshme

recetë

Nëse jeni pëlqyes të ushqimit meksikan atëherë kjo recetë me të vërtetë do t’iu lërë pa mend.
Shikoni përgatitjen e saj dhe provojeni sot në darkë.

Përbërësit:

500gr mish të bluar;
2 thelpinj hudhre;
3 speca të kuq;
1 kanaqe me domate të copëtuara;
1 kanaqe fasule e kuqe (400gr)
Kumin;
Biber i kuq;
Biber i kuq djegëst;
Origano;
Sos domatesh;
Biber i zi, kripë;
Oriz basmati.

Mënyra e përgatitjes;

Si fillim marrim thelpinjët e hudhrës dhe i grijmë imët. Në një tenxhere hudhim pak vaj ulliri dhe pastaj fërgojmë hudhrën. Shtohen specat e prerë në forma katrore imët. Shtohen edhe mëlmesat e përmendura më lart. Nëse e keni mishin e bluar të ngrirë atëherë fërgojeni në një tenxhere tjetër. Përndryshe përzijeni me masën e cekur më lart. Fërgojini të gjitha bashkë, dhe shtojini sosin e domates dhe copat e domates. Zijeni rreth 15 minuta. Pasi masa të jetë trashur shtoni fasulet e kuqe të cilat duhen alrë paraprakisht. Zieni edhe 5 minuta së bashku me masën. Gjatë kësaj kohe ju poashtu mund të përgatisni orizin e bardhë.

Servoni menjëherë të nxehta dhe një fund shërbejeni me një lugë krem.
Ju bëftë mirë!/Unik Portal/