Highlight Ushqehu shëndetshëm

Chia, fara më ushqyese dhe më e kërkuar kohët e fundit

chia

Chia është një farë ushqyese që vjen nga një bimë që gjendet në shkretëtirë që quhet Salva hispanika. Ajo rritet në Meksikë, dhe daton që nga kohët e majanëve dhe kulturës azteke.

Chia do  të thotë fuqi, dhe është përdorur për rritje të energjisë. Kjo ka kuptim, pasi që farat Chia përmbajnë shumë vlera ushqyese. Ajo është e pasur  acide yndyrore Omega 3, karbohidrate, proteina, fibra, antioksidantë dhe kalcium.

Kohët e fundit Chia është bërë fara më ushqyese dhe më e kërkuar momentalisht.

Chia është një ushqim që është bërë shumë popullor në vitet e fundit, për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore.

Këto fara, vendasit në Amerikën Qendrore, prej shumë kohësh kanë qenë baza e ushqimit për njerëzit që kanë jetuar në atë rajon dhe nuk është rastësishme.

Chia ka 5 herë më shumë kalcium se qumështi që e bën atë ideal për ata që janë vegjetarianë dhe kanë intolerancë në produkte bylmeti.

Ka më shumë antioksidantë se sa  boronicat. Është tre herë më e pasur me hekur sesa spinaqi, dhe përmban dy herë më shumë fibra..

Përveç sigurimit të një energjisë së madhe në trup, konsumi i saj rrit imunitetin dhe fortësinë e  muskujve, kontribuon në humbjen e peshës  dhe ulë sheqerin në gjak.