Highlight Të tjera

Çfarë të bëjmë kur nuk kemi dëshirë të buzëqeshim?

buzëqeshim

Të gjithë në jetë përballemi me moment kur nuk duam të buzëqeshim për një arsye të caktuar. Por, prapë se prapë praktikuesit e mendimit pozitiv porosisin se duhet të sforcoheni dhe të buzëqeshni. Një profesor i shquar ka thënë “Duket sikur veprimi pason ndjenjën por, në fakt veprimi dhe ndenja shkojnë së bashku. Duke rregulluar veprimet tona që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të vullnetit, mund të kontrollojmë në mënyrë indirekte ndjenjat tona. Nëse nuk jemi të gëzuar dhe të lumtur, duhet të sillemi sikur jemi…”

E gjithë Bota shkon në kërkim të lumturisë dhe atë mund ta gjejmë më lehtë nëse dimë të kontrollojmë mendimet tona. Lumturia nuk varet nga kushte të jashtme por nga faktorë të brendshëm. Ajo që na bën të lumtur ose jo të lumtur nuk është ajo që kemi, ajo që bëjmë apo  ajo që jemi, por është ajo që mendojmë.

Dy persona, në kushte të njëjta jetese dhe pune mund të jenë njëri i lumtur dhe tjetri jo. Po përse?

Gjithçka varet nga dëshira e çdo personi. “Në këtë botë thotë Shekspiri, – nuk ka asgjë plotësisht të mirë dhe plotësisht të keqe. Është mendimi ynë që i bën të tilla”.

Linkolni dikur ka thënë që mund të jesh i lumtur nëse dëshiron të jesh i lumtur. Dhe kjo është e vërtetë.

Këshilla kryesore rreth buzëqeshjes e që duhet ta vini në zbatim prej këtij moment është se ju prej momentit që doni nga shtëpia, ecni me trupin drejt, merrni frymë thellë dhe gëzojuni dritës së diellit. Përshëndesni miqtë  dhe të njohurit me një buzëqeshje dhe shprehni gjithë respektin tuaj kur i jepni dorën dikujt. Përcaktoni mirë në mendjen tuaj atë që doni të bëni dhe realizojeni pa devijuar.