Highlight Të tjera

Çfarë në të vërtetë ju bën të lumtur?

lumtur

Nga e dini se cila është jeta juaj e vërtetë?

Ose se cili është qëllimi i shpirtit tuaj?

Nga e dini se si ta jetoni këtë qëllim?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë në dorën tuaj, por ju duhet ta bëni këtë vetë, jo të prisni që t’ju jepen. Askush nuk do t’jua japë përgjigjet.

Një e dhënë nëse jeni duke e jetuar jetën që ëndërroni është se sa frikë e keni vdekjen. E keni shumë frikë, pak, apo aspak?

Kur thoni se keni frikë nga vetja, në të vërtetë ju po thoni se keni frikë se nuk keni jetuar jetën e vërtetë. Kjo frikë e mbulon botën me një vuajtje të heshtur. Për të zbuluar se cila mund të jetë jeta e juaj e vërtetë, ju duhet të kërkoni për të dhëna në çdo gjë që ju bën të lumtur.

Çfarë ju emocionon?

Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje, do të zbuloni se ku mund të shërbeni më mirë. Ju nuk mund ta jetoni jetën tuaj të vërtetë nëse nuk i shërbeni njerëzve dhe nëse nuk jeni të emocionuar për atë që bëni, atëherë nuk mund t’i shërbeni mirë.

Ata që jetojnë thellësisht nuk e kanë frikë vdekjen. Duke ia bërë vetës shpesh pyetën “Çfarë më bën të lumtur”, ju do të zbuloni se çfarë në të vërtetë ju bën të lumtur.

Problemi qëndron se ne ndalojmë së pyeturi.

Shumë njerëz bëhen konfuz dhe besojnë se të jetojnë jetën që duan do të thotë të kenë fat dhe të gjejnë diku një punë të përshtatshme me një shef që i vlerëson.

Por, jetën që doni mund ta jetoni kudo, në çfarë lloj pune dhe me çfarë do lloj shefi.

Në fillim zbuloni atë që ju lumturon dhe më pas bëjeni. Nëse shkrimi ju lumturon dhe nuk po shkruani për të fituar jetesën, filloni gazetën e një kompanie ose një website tuaj.

Çfarëdo objektivi që doni të arrini, mund ta arrini 10 herë më shpejt nëse jeni i lumtur. Lumturia është  fuqia më e madhe në botë. Ju jep më shumë energji se një filxhan kafe i nxehtë në një mëngjes të ftohtë. Jua zgjeron mendjen më shumë se një dozë acidi. Është më dehëse se një gotë shampanjë nën yje…

Nëse ju refuzoni të zhvilloni lumturinë Brenda jush, nuk do t’u shërben i të tjerëve në mënyrë të jashtëzakonshme dhe nuk do të keni energjinë që të krijoni personin që doni të bëheni. Nuk ka objektivë më të mirë se kjo, të dini teksa jeni  i shtrirë në shtratin e vdekjes se keni jetën që keni dashur, sepse keni bërë atë që ju lumturonte.