Highlight Shëndeti

Çfarë ndodhë me trupin tuaj në 6 orët e para pasi keni pirë kafe

kafe

Një numër i madh i hulumtimeve tregojnë se personat që pinë kafe në krahasim me ata që nuk pinë kanë më pak gjasa të preken nga diabeti i tipit 2 sëmundja e Parkinsonit dhe çrregullimet psikike, më pak raste të kancereve të caktuara dhe nuk preken nga problemet e ritmit të zemrës.  Përveç ujit, kafja është pija më e konsumuar në botë. Kafeja për shumë kënd është mënyra më e mirë për ta nisur ditën kthjellët dhe me energji. Kështu miliarda njerëz në Botë, çdo ditë e nisin ditën me një kafe. Por, a keni menduar se çfarë ndodhë me trupin dhe trurin tuaj në gjashtë orët e para pasi keni pirë kafe.

Kafeja dhe truri

Arsyet kryesore pse njerëzit pinë kafe janë për të rritur vigjilencën, koncentrimin dhe për të mbajtur humorin e tyre në nivel. Shkencërisht është vërtetuar se: 

– Disa kimikate brenda kafesë nxisin qarkullimin e gjakut,

– Kimikatet në mënyrë efektive bllokojnë aktivitetin e adenosinës, neurotransmetuesit që na bën të përgjumur,

– Transmetimi i dopaminës rritet, e cila përmirëson koncentrimin  dhe rritë vigjilencën.

– Nivelet e rritjes së acetilkolinës gjithashtu rrisin aktivitetin e muskujve.

– Ngre nivelin e serotoninës, duke krijuar një ndjenjë energjike dhe të relaksuar.

Hulumtuesit vazhdojnë të studiojnë përfitimet e mundshme afatgjata të kafesë në tru, duke përfshirë kujtesën e përmirësuar, parandalimin e shumë sëmundjeve të trurit, uljen e shanseve që të prekeni nga depresioni.

 

Kafeja dhe trupi

Ndërsa shumica e njerëzve konsumojnë kafe për përfitimet e tyre neurologjike, kafeja gjithashtu mund të përmirësojë edhe disa funksione të trupit.

Ja disa përfitime:
– Kafeja rrit normën tonë metabolike, e cila përshpejton djegien e yndyrës.
– Kimikatet brenda kafesë mund të përmirësojnë dukshëm performancën fizike dhe forcën.
 – Kafja është burim i madh i antioksidantëve (komponimet e luftimit të sëmundjes).
 – Një filxhan kafe përmban 11%, 2% dhe 6% të kompensimit ditor të rekomanduar,  të vitaminave B2, B3 dhe B5.
 – Përmbajtja e kafesë duket se ka një efekt mbrojtës në mëlçi.
– Kafeja ndihmon në qarkullimin më të mirë të  enëve të gjakut.

Sa zgjatë efekti i kafesë? -Brenda 10 minutave të parë, kafeina fillon nxitjen e qarkullimit të gjakut dhe përmirëson ritmin e zemrës. Brenda 20 minutave, dy efektet e para arrihen dhe ju filloni të ndiheni më energjik, lodhja neutralizohet si dhe do të ndiheni më të koncentruar.  Brenda 30 minutave trupi i juaj fillon të prodhojë më shumë hormone. Brenda 40 minutave  trupi prodhon më shumë serotonin, i cili përmirëson funksionimin e neuroneve brenda kurrizit të quajtur motoneuron. Kjo çon në shtim të  forcës dhe koordinim të përmirësuar të muskujve. Brenda 4 orëve rritet metabolizmi qelizor, i cili inicion djegien e përshpejtuar të kalorive. Trupi do të shkatërrojë yndyrnat ndërsa nivelet e acidit brenda stomakut rriten.

 

Brenda 6 orëve kafeina prodhon një efekt diuretik, duke promovuar aktin e urinimit. Gjatë kësaj kohe, afërsisht gjysma e kafeinës së konsumuar më herët është larguar. Si përfundim: Siç mund ta shihni, kafeja ka shumë përfitime të fuqishme shëndetësore. Ajo përmirëson disponimin tonë dhe lehtëson mërzinë. Njëkohësisht, ajo rrit vigjilencën dhe fokusimin, dhe ndihmon në marrjen e vendimeve. Fizikisht, kafeja promovon djegien e yndyrnave, dhe përmirëson koordinimin e muskujve dhe forcën. Ndoshta më të rëndësishme se sa përfitimet afatshkurtra të kafesë janë përfitimet e mundshme në afat të gjatë. Hulumtimet e shumta vazhdojnë të mbështesin teorinë se konsumimi i kafesë ka efekt  kundër kancerit, depresionit, sëmundjeve kardiovaskulare, sulmet në tru dhe sëmundjeve të tjera të rënda.  Rekomandohet konsumimi i katër filxhanëve kafe në ditë, duke shtuar edhe konsumimin e ujit gjatë ditës.