Highlight Meditimi

Çfarë ndodhë me personat që meditojnë?

personat që meditojnë

Lexojmë përditë për meditimin dhe vlerat e praktikimit të tij. E dijmë se meditimi mund të ndihmojë në uljën e stresit, ankthit dhe përmirëson dukshëm përqendrimin.

Por a e dini se njerëzit të cilët meditojnë fillojnë të jenë më në kontakt me veten e tyre dhe në këtë mënyrë fillojnë të gjejnë qetësinë brenda vetes. Është një qetësi të cilën askush nuk ta dhuron dot.

Ne kemi ardhur nga natyra dhe i përkasim asaj, prandaj gjendja më e bukur arrihet aty: në mal, në pyll, pranë buzës së detit, në një fushë, por ka njerëz që qetësinë e tyre e gjejnë pranë vendeve të shenjta, prandaj nuk ka një vend të përcaktuar për secilin nga ne.

Ju mund të filloni të meditoni nga 10 minuta  në ditë dhe kur do që ndiheni për ta rritur këtë minutazhë bëjeni.

Asnjë ditë në meditim nuk është e njëjtë.

Megjithatë meditimi në mal të sjellë më shumë energji. Do të përjetoni një ndjenjë relaksi. Uluni kudo ku ndiheni më rehat dhe prisni të jeni gati për të filluar meditimin.

 

Vetëm pas një kohë të shkurtër ju do të keni njdesi tepër të veçanta dhe nëse në fillim do t’ju duhet ndihma  e një instruktori  dikur ju do të jeni në gjendje të kuptoni çdo frymarrje që lironi në meditim.