Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Çfarë ndodhë me trupin tuaj nëse hani dy banane në ditë?

banane

Pse  zgjedhim të hamë diçka?

Tre arsye: Shija, jemi të uritur apo vlerat ushqyese.

Bananet janë unike. Përveç se janë të lira në çmim ato janë shumë të shijshme dhe të pasura më vlera ushqyese.

“Por, ç’të themi për sheqerin?”

Sheqernat natyrore dhe fruktoza i japin ëmbëlsinë e saj bananeve. Disa njerëz heqin dorë nga bananet për shkak të përmbajtjes së tyre të sheqerit, por nuk ka nevojë të shmangen ose të kufizojnë frutat në sasi të arsyeshme.

Ngrënia e dy bananeve në ditë do t’iu ndihmojë për disa arsye:

Kolesterol të ulët;

Një dietë e pasur me potasium ndihmon për të pasur nivel më të ulët të kolesterolit në gjak. Ekspertët rekomandojnë rreth 4700 miligramë potasium në ditë, dhe një banane përmban rreth 460 miligram.

Rregullon sheqerin në gjak;

Edhe pse bananet njihen për sheqerin natyral që përmbajnë studimet kanë treguar se personat me diabet duhet të kenë një dietë të lartë në fibra.

Ndihmon në tretje;

Bananet janë një ndër ushqimet më të mira për tretje më të lehtë të ushqimit, për shkak të dozës së fibrave që gjinden në banane.

Ndihmon shëndetin e trurit; 

Bananet po ashtu rregullon nivelin e oksigjenit në tru.