Highlight Shëndeti

Çfarë ndodh nëse bëni hixhame?

hixhame

Hixhame është një praktikë e lashtë mjekësore që shumë mund të konsiderojnë të vjetruar. Megjithatë, ky perceptim është larg nga e vërteta, duke marrë parasysh faktin se kjo teknikë ende mbetet një praktikë e rëndësishme dhe e përdorur gjerësisht, e cila ka shumë përfitime shëndetësore.

1. Sistem imunitar më i fortë;

Një studim që u përqendrua në përfitimet terapeutike të al-hixhamah, zbuloi se kjo terapi “mund të jetë një trajtim premtues për rritjen e imunitetit të trupit të njeriut dhe pastrimin e gjakut nga substancat patologjike që shkaktojnë shumë sëmundje”.

2. Më pak dhimbje;

Studiuesit gjithashtu gjetën se terapi me hixhame ndihmoi pacientët e përfshirë në studim të përjetonin një zvogëlim të intensitetit të dhimbjes kronike. Pas një muaji të trajtimit, pjesëmarrësit raportuan një rënie prej 34% të dhimbjes, 40% pas dy muajsh dhe një rënie e tronditëse prej 59% në dhimbje pas tre muajve të terapisë.

3. Më pak dhimbje të kokës;

Në një studim të përbashkët në mes të Universitetit të Kermanshah të Shkencave Mjekësore në Iran dhe Universitetit të Alabama në Birmingham, SHBA, hulumtuesit zbuluan se hixhame punon shkëlqyeshëm kundër tensionit dhe dhimbjes së kokës.