Highlight Të tjera

Çfarë ndodh me ju teksa ëndërroni?

ëndërroni

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodhë me trupin tuaj kur ëndërroni? Me siguri që po. Është koha të gjeni ca përgjigje.

Sipas Asociacionit të Studimit të Ëndrrave, çdo person ëndërron edhe nëse nuk mund ti mbajë në mëndje ato. Ëndërrimi është një proces natyral i gjumit. Pra në fakt ju duhet të pyesni vetën se çfarë ndodh me trupin tuaj kur ju flini?

Ka disa faza deri sa t’ju zë gjumi. Në fazën e parë sytë fillojnë të lëvizin para dhe prapa. Muskujt relaksohen dhe ju mund të ndjeni një dridhje të lehtë.

Pas fazës së parë, ju vazhdoni në fazën e dytë të gjumit ku temperatura juaj e trupit ulët dhe ju nuk ndjeni të tjerët për rreth, ndiheni konfuz.

Faza e tretë është ajo më e rëndësishmja. Kjo fazë është përgjegjëse për të kthyer energjinë tuaj dhe për të liruar hormonet. Gjatë kësaj faze funksioni i trurit tuaj zvogëlohet dhe frymëmarrja e rrahjet e zemrës janë të njëjta. Kjo është faza e gjumit të thellë.

Pastaj ju zë gjumi i thellë. Gjatë kësaj faze truri juaj është aktiv dhe sytë tuaj lëvizin me qepallat e mbyllura. Gjatë kësaj kohe ju mund të përjetoni ëndrra, e makth.