Highlight Të tjera

Çfarë mund të bëni për të qenë më pozitiv

pozitiv

Dita e juaj do të jetë ashtu siç e paramendoni ju.

Nëse e nisni ditën me mendime të mira, dita e juaj do  të jetë më të vërtetë e mirë dhe krejt në fund të saj do t’i thoni vetës dhe Zotit “faleminderit që më fale edhe një ditë të mirë”

Mos harroni asnjëherë se jeta është shumë e shkurtër për ndjenja negative, ndjenja të sëmura…

Për një ditë të mirë, plot dashuri, pozitivet ju duhet të bëni gjëra krejt të thjeshta…

Mendojini dhe provoni ti zbatoni disa ditë me radhë dhe do të shihni ndryshimet pozitive që do të keni brenda vetes.

Si fillim provoni që ti bëni të paktën tre njerëz që të buzëqeshin çdo ditë.

Pastaj provoni të ndani të paktën 10 minuta për vete. E gjithë kjo do t’ju ndihmoj që të ruani qetësinë tuaj të brendshme.

Kur provoni të jini vetvetja ju do të jeni shumë më i lumtur, sepse duke qenë vetvetja ju nuk do të lodheni se çka të tjerët po mendojnë për ty.

Ëndrrat janë për njerëz, prandaj mos ki frikë të ëndërrosh gjëra të mëdha.

Fjalët e të tjerëve mos i marr afër zemrës. Fokusohu tek vetja jote.

Kalo më shumë kohë me më të mëdhenjtë dhe më të vegjlit. Kalo kohë me njerëzit mbi moshën 70 vjeç dhe nën moshën 6 vjeç.

Nëse deri më tani nuk keni falë shpesh është koha të fitoni këtë shprehi, këtë mrekulli të jetës. Fal,gjithmonë provo të falësh, sepse kështu ti largon ndjenjat negative.