Highlight Storie Inspirimi

Çfarë keni besuar si fëmijë?

Disa nga gjërat të cilat i besojmë janë pozitive  dhe na ushqejnë me mendime të mira. Këto besime na shërbejnë mirë në jetën tonë si “Shiko në të dy anët kur kalon rrugën.”

Mendimet e tjera janë shumë të rëndësishme në fëmijëri, por kur rritemi ato më nuk janë të përshtatshme.

“Mos iu beso të huajve” mund të jetë këshillë e mirë për fëmijët e vegjël, por për një të rritur të vazhdoj të besojë këtë do ta shpiej atë drejt izolimit dhe vetmisë.

Pse aq rrallë ulemi dhe e pyesim veten: “A është kjo në të vërtetë e saktë”.Por pyetja më e mirë që do të duhej t’ia bënit vetës është “A është kjo e vërtetë për mua”?

Mendoni pak për gjërat që mësuesit mund t’ua kenë përsëritur shpesh. Me siguri kujtoni t’ju ketë thënë se  “djemtë nuk qajnë” ose “vajzat nuk duhet të hipin në pemë”

Por, këto besime nga e kaluara bëjnë që ju të jeni të brishtë. Kur është fjala për djemtë ata priren ti fshehin ndjenjat e tyre ndërsa vajzat janë të frikësuara të tregojnë forcën e tyre.

Nëse si fëmijë keni besuar se bota është një vend i sigurt  atëherë duhet të ndërroni këtë botëkuptim.